​Moti me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte, në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe pjesërisht i vranët parashihet të mbajë sot.

Sipas IHK-së, riga shiu parashihen në disa pjesë të relievit malor, por edhe në viset e ulëta, kryesisht në anën perëndimore dhe veriperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.