11 të vdekur nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 539 raste të reja dhe 11 të vdekur nga COVID-19.

Që nga muaji mars deri më sot numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka arritur në 39.596 kurse i të vdekurve në 1016.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.