11756 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit 24-orësh ka bërë të ditur se janë 11 mijë e 756 raste aktive me koronavirus.

Ndërsa në raportin e fundit është bërë e ditur se janë shënuar 442 raste të reja nga testimi i 3 mijë e 60 mostrave.

Numri total i rasteve pozitive është 102.236 raste nga 505.249 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 teksa janë shënuar  2.100 raste të vdekjes.