13 të vdekur dhe 1184 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 4013 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1184 qytetarë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjèkësor, 13 qytetarë kanë humbur betejën me Còvid-19: 8 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-81 vjeç. Gjatë ditës së sotme janë kryer 822 vaksínime anti-Còvid. Që nga fillimi i vaksínimit janë kryer 5791 vaksína anti-Còvid.

Aktualisht në spitalet Còvid në Tiranë dhe në dy spitalet rajonale po trajtohen 632 pòcientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pòcientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 482 raste në Tiranë, 72 në Vlorë, 68 në Durrës, 57 në Kuçovë, 55 në Elbasan, 34 në Sarandë, 33 në Kavajë, 31 në Mirditë, 30 në Lushnje, nga 29 raste në Shkodër, Gjirokastër, 28 në Fier, 22 në Tepelenë, nga 19 raste në Krujë, Gjirokastër, nga 15 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, 14 në Përmet, nga 13 raste në Kurbin, Bulqizë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Korçë, Delvinë, nga 7 raste në Berat, Mat, Pogradec, nga 6 raste në Kamëz, Gramsh, nga 5 raste në Devoll, Libohovë, nga 4 raste në Rrogozhinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 në Patos, nga 2 raste në Pukë, Tropojë, Divjakë, Dibër, Kolonjë, Shijak, Cerrik, nga 1 rast në Has, Vau i Dejës, Belsh, Skrapar, Poliçan.