2 të vdekur e 138 të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri bilancin e situatës me Covid-19 në 24 orët e fundit. Nga 2480 testime dolën me virus 138 persona. Fatkeqësisht nuk i mbijetuan virusit 2 persona, njëri 71 dhe tjetri 75 vjeç. Aktualisht në spitalet Covid në Tiranë dhe ato rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik.