21 të vdekur dhe 952 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 persona me koronavirus.

Në këtë periudhë kohore janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirusi.