6 veta humbin jetën nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njofton se gjatë 24 orëve të fundit gjashtë pacientë kanë humbur jetën nga COVID-19.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan një rast (72 vjeç), Drenas një rast (69 vjeç), Gjakovë një rast (68 vjeç), Podujevë një rast (86 vjeç), Prizren një rast (60 vjeç), Suharekë një rast (59 vjeç), njofton IKSHPK.

Që nga fillimi i pandemisë e deri sot numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 1 mijë e 498.