7 viktima dhe 414 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 414 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 83 mijë e 743.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan shtatë viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 2 mijë e 510.

Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 61 mijë e 943, përfshirë 496 pacientë të shëruar gjatë ditës së fundit.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 19 mijë e 290 raste.

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1 mijë e 619 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 402 mijë 444. /Alsat/