791 gjoba për mosrespektim të masave kundër koronavirusit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 791 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Policia, po ashtu ka shqiptuar edhe 793 tiketa trafiku, transmeton Klan Kosova.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur dy aksidente me të vdekur, 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 aksidente me dëme materiale.