Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, Policia e Kosovës ndodhet në terren dhe po merret me rastin. Nga pamjet e siguruara, shihet se një veturë është rrotulluar, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të lënduarve, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.


