Apple do të prodhojë iPhone 14 në Indi

Kompania teknologjike Apple ka thënë të hënën, se do ta prodhojë modelin iPhone 14, të promovuar së fundi, në Indi, shkroi të hënën Reuters.

Këtë vendim, Apple e ka marrë pasi gjiganti i teknologjisë po e largon një pjesë të prodhimit nga Kina.

Kompania prezantoi iPhone 14 në një ngjarje në fillim të këtij muaji, ku u fokusua në përmirësimet e sigurisë dhe jo në specifikimet e reja teknike.

“Linja e re e iPhone 14 prezanton teknologji të reja inovative dhe aftësi të rëndësishme sigurie. Jemi të lumtur që do ta prodhojmë iPhone 14 në Indi”, tha Apple në një deklaratë.