ATK mbledh 23.8 milionë euro borxhe për tre muaj


Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se në periudhën janar-mars 2021 ka arritur që të mbledh 23.8 milionë euro borxhe, ndërsa duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020 inkasimi është më i madh për 36,2% apo 6,3 milionë euro më shumë.

“MD në të njëjtën kohë ka zbatuar të gjitha procedurat, të cilat parasheh Legjislacioni Tatimor në fuqi, ku sipas procedurave të konfiskimit gjatë këtij tremujori janë kryer konfiskime tek disa subjekte biznesore, si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerë prej 127 mije euro”, thuhet në një njoftim për media të ATK-së.

Tutje, kjo administratë thekson se trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit është njëri ndër prioritetet kryesore të kësaj administrate.