Ballkani triumfon edhe kundër Arbërisë, Llapi befason në fund Drenicën

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të zhvilluara në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ballkani arriti që të triumfojë si vendas kundër Arbërisë, me rezultat 2-1.

Golat për Ballkanin i shënuan Baftiu dhe Daku kurse golin e vetëm për Arbërinë e shënoi Bahtiri.

Kurse, Llapi arriti ta befasojë Drenicën në fund të ndeshjes, duke shënuar golin e fitores.

Ishte Arbnor Ramadani, ai i cili shënoi golin e fitores për Llapin në minutën e 88-të.