Besnik Tahiri hap zyrën për qytetarë: Zëri i tyre është çelësi i zgjidhjes së problemeve

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka hapur zyrën e tij për qytetarë me të cilët do të diskutojnë për ide, sugjerime e kritika në mënyrë që të hartojnë bashkë një program që ofron zgjidhje reale për Podujevën.

Këtë e ka bërë të ditur vet Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Nga sot, e hënë e deri të premten, gjatë gjithë javës nga 8:00 – 10:00, ju ftoj në kafen e mëngjesit në zyrën time në Shesh mbi pastiqerinë Kimi . Ide propozime/sugjerime e kritika për programin tim, janë më se të mirëseardhura”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Nga sot, e hënë e deri të premten, gjatë gjithë javës nga 8:00 – 10:00  .

Ju ftoj  në kafen  e mëngjesit  në zyrën time në Shesh mbi pastiqerinë Kimi  .

Ide  propozime/sugjerime  e kritika  për programin tim, janë më se të mirëseardhura.

Zëri i qytetarëve është  çelësi  i zgjidhjes së problemeve .

Bëhuni pjesë e ndryshimit të vërtetë  

Ju mirëpres