Boeseli synon revanshin ndaj Krasniqit në verën e vitit 2021

Pothuajse dy javë më parë Haxhi Krasniqi u kurorëzua me titullin e botës në boks duke e mposhtur Dominic Boeselin. Por, ky duket se nuk do të jetë meçi i fundit ndërmjet tyre.

Boesel në verë synon revanshin ndaj boksierit shqiptar, transmeton KOHA.

Promoteri, Ulf Steinforth, do që të dy boksierët të përballen gjatë verës së vitit 2021.

“Së pari duhet të shohim se do të ketë rimeç direkt apo do të ketë meçe të tjera ndërmjet. Data për të cilën po mendoj është vera e vitit 2021. Kjo gjithashtu varet edhe nga faktorët e tjerë, siç janë zhvillimet me pandeminë”, ka thënë Steinforth për Mitteldeutsche Zeitung.

Kurse Bosel ka deklaruar se e do sa më shpejtë kthimin e rripit të kampionit të botës.

“Dua të kthehem shpejtë. Asgjë nuk qëndron në rrugën për rimeç me Krasniqin”, ka thënë 30 vjeçari për MDR.

Madje edhe Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e tij për një rimeç me Boselin, pasi ashtu është e rregulluar edhe me kontratë.