Chelsea fiton ndaj Leeds United, del në krye të tabelës

Sot u luajt ndeshja ndërmjet Chelsea dhe Leeds United, në kuadër të xhiros së 11-të të Premierligës.

Ndeshja nisi me intensitet të lartë dhe me raste për të dyja ekipet.

Por, ishin mysafirët të cilët shënuan të parët në minutën 4’ përmes Patrick Bamford, lojtar i cili doli nga akademia e Chelseat, por në këtë rast i ndëshkoi ata.

‘The Blues’ dështuan në disa raste të shënonin, njëra nga to edhe Timo Werner që huqi një rast tepër afër golës së kundështarit, por goli erdhi pas një krosimi të Reece James në zonë u gjend Olivier Giroud, i cili shënoi golin e pestë në dy ndeshjet e fundit.

Ndeshja vazhdoi me intensitet të lartë, në minutën 61’ pas një goditje na këndi, e ekzekutuar nga Mason Mount, ishte Kurt Zouma i cili realizoi për londinezët për rezultatin 2-1.

Në fund, ishte Christian Pulisic i cili vulosi fitoren për Chelsean, pas një asisti nga Timo Werner në minutën 92’.

Chelsea renditet e para me me 22 pikë të paktën përkohësisht pasi që Tottenham dhe Liverpool ende nuk kanë zhvilluar ndeshjet e tyre.