Elseid Hysaj afër Lazios

Elseid Hysaj pritet të jetë shumë shpejt lojtar i Lazios.

Kjo u bë e ditur nga mediat italiane të cilat po raportojnë për një marrëveshje në mes lojtarit dhe klubit.

Lazio e ka mbyllur marrëveshjen me Elseid Hysaj, siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport.

Hysaj pritet që ta nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare për rreth dy milionë euro në sezon.

Ai këtë sezon me Napolin ka zhvilluar 27 ndeshje duke kontribuar me tre asiste.