Gjermania për herë të parë me mbi 7000 raste të reja me koronavirus

Gjermania ka shënuar rekord ditor të rasteve me COVID-19 për të dytën ditë radhazi, me më shumë se 7,000 raste të premten.

Instituti Robert Koch njoftoi se 7,334 raste të reja janë konfirmuar, teksa një ditë më herët ishin shënuar 6,638 raste, raporton AP.

Deri këtë javë, në Gjermani shifra më e lartë ka qenë afër 6,300 në mars, edhe pse testimet janë rritur që atëherë.

Gjatë javës, qeveritë federale janë pajtuar për shtrëngim të masave, si mbajtja e maskave dhe mbyllja e lokaleve në vendet me rrezik të lartë për infektim.

Gjermania ka regjistruar më shumë se 348,000 raste me koronavirus në total që prej fillimit të pandemisë dhe 9,734 të vdekur.