Haradinaj: Na duhet përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar Ushtrinë e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot ka zhvilluar disa takime në qytetet e Kosovës.

Në mesin e tyre Haradinaj, vizitoi edhe qytetin e Skenderajt.

Ai tha se prioritet i tij është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend.

“Në kuadër të reformave në drejtësi, në krye të agjendës së Aleancës për qeverisjen e ardhshme, është ndjekja penalisht e të gjithë atyre që kanë kryer krime mbi popullatën e pafajshme në vend. Kaluan dy dekada, e shumë kriminelë të luftës nuk kanë dalur asnjëherë para gjyqit”.

“Në Skenderaj me strukturat e Aleancës, bashkëbiseduam për Kosovën e sigurt dhe antarësimin e saj në NATO. Na duhet akoma përvoja e UÇK-së për ta ndërtuar dhe forcuar më tej ushtrinë tonë. U zotova se mbrojtja e bashkëluftëtarëve në Hagë do të jetë në nivelin më të lartë institucional, sepse ashtu mbrojmë historinë, dinjitetin dhe drejtësinë për Kosovën”.