Horoskopi 27 maj 2023

Dashi-Do të jetë një javë e mrekullueshme aventurash. Edhe nëse do të udhëtoni, edhe nëse do të qëndroni në shtëpi, do të argëtoheni pamasë. Megjithatë, bëni kujdes të mos shqetësoni të tjerët pranë jush, pasi mund të rrezikoni të përfshiheni në debate.

Demi-Sot do të jetë shumë të lumtur. Do të jeni shumë të duruar, por kjo do të kuptohet si një arrogancë nga të tjerët. Në punë do të merrni një lajm të mirë dhe për sa i përket financave ato do të rriten.

Binjakët-Është e nevojshme që ju të ruani qetësinë, pasi dita me një Mars në orbitë të papërshtatshme është stresuese për ju. Sidoqoftë, në raportet ndërpersonale pritet që të keni një marrëdhënie më të mirë.

Gaforrja-Mos u befasoni nga ato që do të mësoni sot. Ëndrrat tuaja mund të marrin një tjetër drejtim. Merrni këshilla nga miqtë tuaj dhe do reflektoni menjëherë lidhur me situatat që do të gjendeni. Puna do të jetë në qendër të fokusit tuaj.

Luani-Mendja juaj 24 orë është duke menduar vetëm për punë. Jeni të gatshëm të bëni gjithçka për të marrë informacione të vlefshme të cilat mund ti përdorni në punë tuaj. Koha e hulumtimit ka përfunduar dhe tani ju duhet ti kushtoni rëndësi dhe jetës private.

Virgjëresha-Mërkuri premton një ditë të animuar dhe të bukur për çiftet. Nëse keni kohë që jeni në një lidhje do bashkëpunoni më tepër me partnerin/en dhe do merreni vesh edhe me një shikim me të. Për ata që janë vetëm dita do të jetë mjaft interesante, por mund të ketë zhvillime të fshehta. Në punë mundohuni të jeni më të pranishëm dhe të kujdesshëm.

Peshorja-Synimet që mund të jenë dukur të pamundura kohët e fundit, po fillojnë të duken më të qarta. Mund të jetë që i keni neglizhuar disi ëndrrat pasi sa herë jeni fokusuar tek to janë dukur të paarritshme. Por fati juaj po ndryshon. Tregohuni të duruar dhe do të shihni se edhe fantazitë më të shfrenuara do të fillojnë të bëhen realitet.

Akrepi-Forma fizike sot ndikohet nga pozicioni i Uranit në Dash ndaj ka gjasa të ndiheni pesimist. Do të ishte mirë të merreshit me punë krijuese, pasi kjo do të ndikonte mjaft mirë në gjendjen tuaj emocionale. Mund të keni nevojë të qëndroni vetëm disa momente për t’u qetësuar.

Shigjetari-Sot do të jetë një ditë jo me fat për ju. Do të keni shumë probleme me financat për shkak të shpenzimeve të pakontrolluara. Ndërsa për sa i përket çështjes së dashurisë mund të merrni një lajm të mirë.

Bricjapi-Dashuria është në fazë përmirësimi dhe gjërat do të ecin gjithnjë e më mirë. Edhe takimet e reja do të jenë mjaft pozitive. Në punë, mundohuni që të mos i zmadhoni gjërat.

Ujori-Probleme të vogla priten, të ndodhin sot. Ndër to futet dhe shëndeti sepse keni pasur disa shqetësime kohët e fundit. Lodhja dhe stresi  do ju shfaqet tani dhe bëni mirë të pushoni disa ditë.

Peshqit-Për ju çdo gjë duket e zezë. Edhe pse partneri dhe familja përpiqet që ju të ndryshoni mendim e keni të pamundur. Ushqejeni veten me mendime pozitive dhe keni për të parë se gjërat do të ndryshojnë për mirë.