Hoti ngushëllon Ramën për vdekjen e nënës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me dhimbje e ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në emër të Qeverisë së Kosovës ai i ka shprehur ngushëllime familjes Rama, njofton Klan Kosova.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”.