Ismaili: PDK-ja nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së re

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së subjektit politik që përfaqëson në qeverinë e re të vendit, pa mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ne nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë arsye ta ndërrojmë qëndrimin tonë”, ka thënë Ismaili në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

“Qëndrimin e 6 tetorit do ta mbajmë”, ka theksuar Ismaili, duke shtuar se PDK’ja do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

“Nuk po i fryjmë asnjë lloj përçarjeje, asnjë lloj matematike…”, ka thënë ai, duke iu referuar formimit të një qeverie të re, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.

“Do të kritikojmë, do të mbështesim, do t’i bëjmë të gjitha ato që janë në interes të vendit”, ka paralajmëruar Ismaili