Italia hap Evropianin me fitore bindëse

Italia ka filluar me këmbë të mbarë Kampionatin Evropian “Euro 2020”. Ajo ka mposhtur 3:0 Turqinë në ndeshjen hapëse të edicionit të sivjetmë.

Merih Demiral (autogol), dhe nga një gol i Ciro Immobiles e Lorenzo Insignes i siguruan trepikëshin e parë Italisë në kuadër të Grupit A.

Në këtë grup, Zvicra e Uellsi zhvillojnë ndeshjen tjetër të shtunën.