Italia – Spanja dhe Belgjika – Franca, gjysmëfinalet e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve

Është hedhur shorti për fazën finale të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Italia do të përballet në gjysmëfinale me Spanjën, e Belgjika me Francën.

Italia do të jetë organizatore e turneut finale. Gjysmëfinalet do të luhen më 6-7 tetor të vitit 2021, e finalet dhe ndeshja për vend të tretë më 10 tetor.