Juventusi insiston për Pogban

Te Juventusi janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin Paul Pogba gjatë kësaj vere.

“Tuttosport” ka shkruar se është trajneri i ri i Juventusit, Massimiliano Allegri, që po insiston në transferimin e Pogbas.

Allegri po e sheh Pogban si lojtar të rëndësishëm për mesfushën në sezonin e ri. Krerët e Juventusit pritet që gjatë këtij muaji të nisin negociatat me Manchester Unitedin, ekip që po kërkon të paktën 60 milionë euro për Pogban.

Francezi 28-vjeçar ka kontratë me Unitedin deri vitin e ardhshëm kurse edicionin 2020/21 ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.

Pogba iu bashkua Unitedit në vitin 2016 nga Juventusi, ekip me të cilin i ka fituar katër tituj kampioni në Serie A.