Këto janë shtetet që po kundërshtojnë liberalizimin e vizave për kosovarët

Sot në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian u votua për amendamentet e shumta në raportin për Kosovën.

Gjatë takimit, iu bë thirrje Bashkimit Evropian t’i liberalizojë vizat për Kosovën

Por, disa shtete vazhdojnë të jenë kundër liberalizimit. 

Kundër thirrjes për liberalizimin e vizave u propozuan disa amendamente nga disa deputetët të ekstremit të djathtë, sidomos nga Franca.

Në mesin e shumë amendamenteve të propozuara në raportin për Kosovën, kishte edhe kërkesa që të hiqet paragrafi, përmes së cilit ftohen pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë. Një kërkesë të tillë e kanë bërë sidomos deputetët nga Spanja dhe shtete të tjera, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndërkohë, Sinjali ka biseduar edhe me Demush Shashën, njohës i integrimeve evropiane. Ai në një përgjigje për Sinjalin ka sqaruar se raporti i votuar sot është ushtrim i rregullt vjetor i Parlamentit Evropian, por, pa ndonjë peshë praktike. 

“Duhet të presim versionin e fundit nesër/pasnesër për të parë nëse ndonjëri prej amandamenteve kontroverse janë miratuar apo jo”, shtoi Shasha.