Khabibi tërhiqet nga UFC si kampion

Khabib Nurgamedov pasi ka mposhtur Geathje në raundin e dytë të sporteve luftarake të kombinuara ka thënë se do të tërhiqet nga ky sport, duke e lajmëruar zyrtarisht se është pensionuar.

Khabibi pas ndeshje ka thënë se i ka premtuar nënës së tij se nuk do të ndeshet më.

“Kur UFC më thirri për Justinin, bisedova me nënën. I premtova asaj që kjo do të jetë ndeshja ime e fundit. E dhashë fjalën dhe duhet ta mbaj atë”, ka deklaruar Khabib.


Ai pasi mori titullin tha se nuk do të luftojë më pa babanë e tij në ring, derisa tha se do të “pensionohet”. 

“Kam premtuar se nuk do të vijë këtu të luftojë pa babanë dhe nuk do të vijë më këtu”, ka thënë ai. 

Khabib e kishte babin trajner dhe se ai i ka vdekur para disa muajve.