Klubi i Prodhuesve e përshëndet miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Klubi i Prodhuesve përshëndet përshëndetur miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike sot në Kuvendin e Kosovës.

Klubi falënderon deputetet dhe partitë politike që fillimisht morën parasysh komentet tona rreth këtij projektligji, por ne veçanti komentet që kanë të bëjnë me prokurimin publik.

“Edhe një herë theksojmë që ky miratim dhe kjo pako ka qenë mese e domosdoshme për shpëtimin e bizneseve të sektorit privat të cilët tashmë në një kohë të gjatë janë në vështirësi të mëdha financiare”, thotë njoftimi i Klubit.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, duke mos humbur më kohë e cila po ju kushton mjaftë shumë bizneseve të vendit.