Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 50 euro për secilin të infektuar me COVID-19, nga 100 për pensionistët

Komuna e Prishtinës javën e ardhshme do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën pritet të merret vendim për ndarjen e mjeteve financiare për qytetarët e prekur nga koronavirusi.

Kjo është cekur nga kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, i cili është shprehur: “50 euro për shpenzime shëndetësore për çdo të infektuar, 100 për pensionistë”.

“Deri në fund të vitit do të vazhdojmë edhe me grupe tjera. Çdo gjë që kemi në lehtësim të situatës për Prishtinasit”, ka shtuar ai.


Postimi i Ahmetit:

  • 12000 telefonata të infektuarve
  • mbi 10000 pako ushqimore e higjienike
  • lirim nga pagesa për HoReCa pëe 1 vit
  • lirim të qerasë
  • shtyerje të pagesave për leje
  • lirim nga pagesat për çerdhe
  • 300 teste në dite për Covid
  • 50 euro për shpenzime sjëndetësore për çdo të infektuar, 100 për pensionistë
  • 5 milion euro grante për biznese me qarkullim deri në 50,000 euro
  • subvencione për artistë e sportistë

Deri në fund të vitit do të vazhdojmë edhe me grupe tjera. Çdo gjë që kemi në lehtësim të situatës për Prishtinasit.

Falemnderit krejt partive dhe asambleistëve të pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës!