Konfirmohet edhe 6 raste të reja me kornavirus, në total 132 të prekur

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 6 raste të reja me koronavirus në Kosovës. Në total numri i të prekurve me këtë virus ka shkuar në 132 veta.

“Sot më 03.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 105 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjashtë, prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thekson njoftimi shkruan Gazeta Stop .

“Rastet pozitive janë raste kontakti, katër,  prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një  me vendbanim në Pejë dhe një  e karantinuar”.

Po ashtu IKSHPK-ja ka treguar se janë të shëruar edhe gjashtë pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është 16.

Nga 8 marsi e deri më 3 prill janë testuar gjithsej 1605 mostra të dyshimta me koronavirus, prej 132 raste pozitive dhe një i vdekur.