“Më kapët të papërgatitur”- Flet gruaja që mendohet se i dha fund lidhjes së Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues

Pas shumë aludimeve, ditën e djeshme Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez pranuan se janë ndarë. Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre”- u shpreh dyshja.

Burime pranë këngëtares me famë botërore zbuluan se në fakt kanë qenë dyshimet se Rodriguez e ka tradhtuar këngëtaren me Madison LeCroy, që lidhja e tyre të shkonte drejt fundit.

Kur besimi i saj prishet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që A-Rod do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi.

Mirëpo çfarë ka për të thënë Madison LeCroy pas gjithë kësaj situate dhe dyshimeve të forta se ajo ka qenë shkaktarja e ndarjes së çiftit?

Kur është pyetur në lidhje me ndarjen e Jennifer dhe Alex ylli i “Southern Charm” tha fillimisht “më kapët të papërgatitur”, ndërsa më pas u përgjigj shkurt për “Page Six”:“Ju uroj atyre më të mirat!”.