Muriqi shënon gol në fitoren e Lazios

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka shënuar gol për të ndihmuar fitoren 3:1 të Lazios në udhëtim ndaj Atalantas. Muriqi në lojë hyri në minutën e 80-të, kur rezultati ishte 2:1 në të mirë të Lazios.

Sulmuesi kosovar menjëherë në minutën e 82-të shënoi për 3:1. Ai shtyu topin në rrjetë nga një pozitë e mirë.

Për Muriqin ishte goli i parë në Serie A, në paraqitjen e 11-të të tij. Për Kupë ka një gol në dy paraqitje. Lazio pas xhiros së 20-të renditet e pesta me 37 pikë. Ka kaluar Atalantan që ka rënë në vend të gjashtë.