Në Spitalin e Pejës po trajtohen 21 pacientë me COVID-19, 4 në gjendje të rëndë

Spitali i Pejës ka publikuar raportin ditor të pacientëve me koronavirus.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës në 24 orët e fundit janë shëruar tre pacientë me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, në këtë spital aktualisht janë duke u trajtuar 21 pacientë me koronavirus, ku 17 prej tyre janë në oksigjeno-terapi ndërkaq katër janë në gjendje më të rëndë.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

18 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 6, dhe kanë lindur 1 foshnje e gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 247 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta

19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

244 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,461 analiza.

142 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 100 Rëntgen, 28 EHO dhe 14 CT-ja.

3 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë.