Pas deklaratave të Agim Veliut, reagon Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, i ka reaguar nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, pasi ky i fundit e ka quajtur Osmanin përkthyese të Hashim  Thaçit, që nuk guxoi të garojë për kryetare të Mitrovicës as Prishtinës.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se, Kosova po kalon nëpër dy pandemi, të COVID-19 dhe politikanëve të papërgjegjshëm

“Vendi ynë po kalon dy pandemi: Atë të coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm”, shkroi ajo.

Osmani theksoi se duhet kujdesur siç tha nga higjiena mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues.

“Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, do ja dalim”, tha Osmani.