Presidenca i reagon Kurtit: Nuk je Kryeministër legjitim, po e shkel hierarkinë kushtetuese

Presidenca i ka reaguar kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ai, nuk është konsultuar me presidentin Hashim Thaçin, si udhëheqës i politikës së jashtme lidhur me Ekipin Negociator në dialog, për të cilin dje ka njoftuar .

Sipas Presidencës kryeministri është shkarkuar dhe se me këtë qasje është duke e shkelur hierarkinë kushtetutës.

“Meqë dje dhe sot kishte shumë pyetje drejtuar Zyrës së Presidentit lidhur me Ekipin Negociator të proklamuar nga kryeministri i shkarkuar, Zyra për Informim e Presidentit të Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar, se kryeministri në largim nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme. Kryeministri është i shkarkuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe është kryeministër në largim i një qeverie në largim. Ai përveç që nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, me këtë qasje është duke e shkelur edhe hierarkinë kushtetuese”, është thënë në komunikatën për media të Presidencës.

Nga presidenca kanë deklaruar se Kurti nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim.