Prishtina fiton Superkupen e Kosovës

Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit të Superkupës së Kosovës në futboll.

Ky ballafaqim ndërmjet Drita dhe FC Prishtina përfundoi me rezultat 1:3 në favor të skuadrës së fundit.

Ishte futbollisti Qendrim Zyba ai që arriti ta realizojë golin e parë për kryeqytetasit në minutë e 3-të të pjesës së parë.

Ndërsa pas vetëm katër minutash lojë, Kastriot Rexha arriti ta barazojë rezultatin.

Mirëpo futbollisti Besnik Krasniqi arriti që ta rikthejë epërsinë për Prishtinën duke shënuar një gol nga mundësia e penaltisë.

Pastaj Alban Shillova shënoi në minutat shtesë së pjesës së dytë, kështu duke thelluar epërsinë në 3:1.

Kjo ndeshje që u zhvillua në stadiumin Mardan të Antalias