Që nga 13 marsi, ​rreth 20 mijë të prekur dhe 681 vdekje nga COVID-19 në Kosovë

Që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe u shënuan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

19.842 persona kanë rezultuar pozitivë, ndërsa 681 prej tyre kanë vdekur.

15.520 pacientë janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive është 3.641.

“Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.