Rashica godet shtyllën por Werderi pëson humbje

Futbollistit të Kosovës, Milot Rashica i ka munguar fati të martën mbrëma në ndeshjen mes Borussia Moenchengladbachut dhe Werder Bremenit. Ndeshjen e xhiros së 17-të të Bundesligës gjermane e fitoi Moenchengladbachu, që ishte vendas. Rezultati në fund ishte 1:0.

Rashica luajti prej minutës së 74-t, ndërsa në minutën e 87-të qëlloi shtyllën. Ai u lirua në zonë nga një mbrojtës, por gjuajtja i përfundoi në shtyllë e më pas në duart e portierit.

Rashica po kthehet nga një lëndim që e mbajti jashtë për mbi një muaj. Luajti pak në fundjavë, ndërsa hapësirë më të madhe fitoi të martën. Rashica këtë edicion nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa ka vetëm shtatë paraqitje.

Werderi renditet i 12-ti me 18 pikë.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Nico Elvedi në minutën e 66-të.