Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, janë shënuar 539 raste të reja me koronavirus, teksa 574 pacientë janë shëruar.

“Në 24 orët e fundit, kanë vdekur 11 persona nga infektimi me këtë virus.Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 179 raste, Gjilan 63 raste, Mitrovicë 50 raste, Gjakovë 40 raste, Viti 26 raste, Pejë 24 raste, Ferizaj 22 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 10 raste, Prizren 9 raste, Klinë 7 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Zubin-Potok 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Podujevë“, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 39.596 raste nga 143.988 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.016 raste të vdekjes.