Real Madridi fiton në Camp Nou, renditet e para në La Liga

Real Madridi ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, mysafirët arritën ta fitojnë takimin me rezultat 3-1.

Pjesa e parë e El Clasicos është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, derisa në pjesën e dytë, skuadra e Zinedine Zidane mori ndeshjen në dorë.

Në minutën e 63-të, VAR-i ia siguroi një penallti Los Blancos dhe nga pika e bardhë ishte i saktë Sergio Ramos, për rezultatin 2-1.

Ndërsa, në minutën e 91-të të ndeshjen, Neto shkaktoi një gabim duke ia mundësuar Luka Modricit t’i kalojë disa lojtarë dhe të shënojë golin e tretë në ndeshje.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridi renditet vendin e parë me 13 pikë, derisa Barcelona është në vendin e 10 me 7 pikë.