Shkon në 112 numri i të prekurve me koronavirus në Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar të martën se është rritur numri i të infektuarve në vend me koronavirus.

“Sot me 31.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 92 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, katër (4) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe pesë pacient konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, 2 prej të cilëve janë me vendbanim në Mitrovicën veriore, 1 me vendbanim në Vushtrri dhe 1 me vendbanim në Malishevë”, ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës .