Shqipëria kualifikohet në finalen e ‘Eurovision 2023’

Shqipëria ka arritur që me sukses të kualifikohet në finalen e madhe të ‘Eurovision 2023’.

Shteti shqiptar sivjet u përfaqësua nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.

Ata kënduan të katërmbëdhjetët me radhë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit, ku siguruan votat e mjaftueshme të jurisë dhe publikut për të qenë në 10 shtete finaliste.