Adil Behramaj Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/adil-behramaj/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:53:20 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Adil Behramaj Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/adil-behramaj/ 32 32 Qerkini: Adil Behramaj po hetohet për një vepër penale https://www.gazetastop.com/qerkini-adil-behramaj-po-hetohet-per-nje-veper-penale/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=qerkini-adil-behramaj-po-hetohet-per-nje-veper-penale Wed, 22 Feb 2023 17:57:45 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=87297 Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, ka komentuar bastisjen që po bëhet nga Prokuroria Speciale në banesën e klientit të tij. Sipas tij, bastisja është duke u bërë si hetim…

The post Qerkini: Adil Behramaj po hetohet për një vepër penale appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, ka komentuar bastisjen që po bëhet nga Prokuroria Speciale në banesën e klientit të tij.

Sipas tij, bastisja është duke u bërë si hetim për një vepër penale ndaj Behramajt.

“Sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin e ka bërë një vlerësim fillestar të tij, mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese, mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural. Nuk është legjitimuar, është vetëm një hetim për një vepër penale e cila, sipas tyre, bie  nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, ka thënë Qerkini para gazetarëve.

Ndërkaq tha se është shumë herët të thuhet nëse kjo bastisje lidhet me rastin e Thaçit në Hagë,

“Është shumë herët dhe nuk duam të spekulojmë”, ka shtuar ai.

The post Qerkini: Adil Behramaj po hetohet për një vepër penale appeared first on Gazeta Stop.

]]>
87297
Qerkini: Ndaj Behramajt nuk ka urdhërarrest https://www.gazetastop.com/qerkini-ndaj-behramajt-nuk-ka-urdherarrest/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=qerkini-ndaj-behramajt-nuk-ka-urdherarrest Wed, 22 Feb 2023 16:50:36 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=87294 Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, për Klan Kosovën ka bërë të ditur se ndaj Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk ka urdhërarrest, pra nuk mund të arrestohet…

The post Qerkini: Ndaj Behramajt nuk ka urdhërarrest appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini, për Klan Kosovën ka bërë të ditur se ndaj Adil Behramajt, ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk ka urdhërarrest, pra nuk mund të arrestohet pas bastisjes së banesës së tij.

Qerkini nuk ka dhënë detaje në lidhje me arsyen e bastisjes së banesës së Behramajt, as për kohëzgjatjen e kësaj bastisjeje.

Ndërkaq, më herët ishte pikërisht avokati i Adil Behramajt i cili e konfirmoi bastisjen nga Prokuroria Speciale në banesën e ish-këshilltarit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Qerkini ishte shprehur se bastisja në banesën e Behramajt ka nisur rreth orës 08:30 të mëngjesit.

“Mund të konfirmoj në cilësinë e avokatit të Behramajt se bastisja është në rrjedhje e sipër. Pa përfunduar bastisja s’mund të them asgjë. Bastisja ka ndodhur rreth orës 08:30 të mëngjesit”, u shpreh ai.

The post Qerkini: Ndaj Behramajt nuk ka urdhërarrest appeared first on Gazeta Stop.

]]>
87294