Aksidenti në Bullgari Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/aksidenti-ne-bullgari/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 01:23:38 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Aksidenti në Bullgari Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/aksidenti-ne-bullgari/ 32 32 Shoferi i autobusit shpallet fajtor për aksidentin me shqiptarët e Maqedonisë në Bullgari https://www.gazetastop.com/shoferi-i-autobusit-shpallet-fajtor-per-aksidentin-me-shqiptaret-e-maqedonise-ne-bullgari/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=shoferi-i-autobusit-shpallet-fajtor-per-aksidentin-me-shqiptaret-e-maqedonise-ne-bullgari Wed, 26 Jan 2022 07:49:17 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=66560 Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, me përkatësi etnike shqiptare. Prokurori bullgar, Borislav…

The post Shoferi i autobusit shpallet fajtor për aksidentin me shqiptarët e Maqedonisë në Bullgari appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, me përkatësi etnike shqiptare.

Prokurori bullgar, Borislav Sarafov ka thënë të martën për agjencinë e lajmeve BGNES, se përgjegjës për tragjedinë e rëndë është shoferi i autobusit të agjencisë “Besa Trans”.

“Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi autobusin nga shoferi. Por, edhe shpejtësia e madhe dhe e papërshtatshme, mbi normat e lejuara”, ka deklaruar kreu i shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borislav Sarafov.

Ai tha se tani vendimi duhet të ekzekutohet nga autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen familjarët e viktimave, pasi ata kanë të drejtë të kontrollojnë materialet.

Aksidenti ndodhi në orët e hershme të 23 nëntorit të vitit 2021, kur autobusi i agjencisë “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli, goditi një bankinë në autostradën Struma, pranë fshatit Bosnek, me ç’rast humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë pësuan lëndime trupore.

Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, ndërsa shumica ishin familjarë që kishin udhëtuar në Stamboll të Turqisë për një vizitë treditore.

Hetimet lidhur me rastin kanë nisur edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet kanë konstatuar se autobusi i aksidentuar nuk kishte leje për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.

Dy doganierë janë suspenduar nga puna pasi kishin lejuar autobusin pa leje të kalonte kufirin, agjencisë së udhëtimit i është hequr leja e punës ndërsa drejtuesi i saj, tani pas raportit të hetuesisë bullgare mbi shkaqet e aksidentit, mund të përballet dhe me masa tjera.

Bullgaria, është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse edhe në të kaluarën.

Aksidenti i fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kishin humbur jetën pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë.

The post Shoferi i autobusit shpallet fajtor për aksidentin me shqiptarët e Maqedonisë në Bullgari appeared first on Gazeta Stop.

]]>
66560