Alban Zogaj Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/alban-zogaj/ Ndalo për lajmin e parë! Wed, 28 Feb 2024 21:10:35 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Alban Zogaj Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/alban-zogaj/ 32 32 Zogaj: Prishtina s’do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme – po punojmë që ta kemi sërish shumicën  https://www.gazetastop.com/zogaj-prishtina-sdo-te-shkoje-ne-zgjedhje-te-jashtezakonshme-po-punojme-qe-ta-kemi-serish-shumicen/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=zogaj-prishtina-sdo-te-shkoje-ne-zgjedhje-te-jashtezakonshme-po-punojme-qe-ta-kemi-serish-shumicen Wed, 28 Feb 2024 21:10:34 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120502 Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se kryeqyteti nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Zogaj tha se kjo nuk do të ndodhë, pavarësisht se LDK-ja aktualisht nuk…

The post Zogaj: Prishtina s’do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme – po punojmë që ta kemi sërish shumicën  appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka thënë se kryeqyteti nuk do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zogaj tha se kjo nuk do të ndodhë, pavarësisht se LDK-ja aktualisht nuk e ka shumicën në asamblenë komunale në kryeqytet.

“Andaj është shumë e rëndësishme që në asamblenë komunale me e pas një shumicë e cila e mbështet kryetarin në projektet e veta. Sot jemi pa shumicë politike, por po tentojmë dhe nuk do të lejojmë që Prishtina të vazhdojë gjatë pa shumicë politike në asamble”, tha ai në Rubikon në Klan Kosova.

Zogaj thekson se janë në gjysmë të mandatit dhe janë duke punuar që të kenë një shumicë të re në asamble.

The post Zogaj: Prishtina s’do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme – po punojmë që ta kemi sërish shumicën  appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120502
Buxheti për Prishtinën përplas Muratin e Zogajn, ky i fundit e quan manipulues ministrin https://www.gazetastop.com/buxheti-per-prishtinen-perplas-muratin-e-zogajn-ky-i-fundit-e-quan-manipulues-ministrin/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=buxheti-per-prishtinen-perplas-muratin-e-zogajn-ky-i-fundit-e-quan-manipulues-ministrin Sat, 11 Nov 2023 17:12:46 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99635 Buxheti për Prishtinën ka përplasur nënkryetarin e kësaj komune, Alban Zogaj me ministrin e Financave, Hekuran Murati. Kjo pasi ky i fundit në një postim në Facebook, ka akuzuar partinë…

The post Buxheti për Prishtinën përplas Muratin e Zogajn, ky i fundit e quan manipulues ministrin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Buxheti për Prishtinën ka përplasur nënkryetarin e kësaj komune, Alban Zogaj me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Kjo pasi ky i fundit në një postim në Facebook, ka akuzuar partinë e cila po udhëheqë me kryeqytetin se nuk po punon sa duhet.

Murati ka thënë se për vitin 2024, me Qeverinë Kurti, buxheti për Komunën e Prishtinës është 123.7 milionë euro.

“Ku nga to 83.9 milionë euro janë mbështetje nga qeveria, ndërsa 38.8 milionë euro janë të hyrat që vetë Komuna e Prishtinës pritet t’i mbledhë”, ka shkruar ministri në Facebook.

Sipas tij, nëse bëhet krahasimi për këtë periudhë, të hyrat vetanake komuna ka arritur t’i rrisë për 10 milionë euro, ndërsa mbështetja nga qeveria është rritur për mbi 25 milionë euro.

“Me fjalë tjera, më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës, sesa vetë komuna. Buxhetin e kanë si kurrë më parë. Por, me punu s’mund t’i detyrojmë. Punën duhet ta bëjnë vetë”.

E ndaj tij ka reaguar nënkryetari Zogaj, duke e quajtur “ministër manipulues”.

“Granti shtesë për Kryeqytetin, të cilit po i referohesh, na TAKON me Ligj, me Ligjin e Kryeqytetit. Kurse, ju si Qeveri, nuk e keni ndarë asnjë CENT shtesë për Kryeqytetin, përveç asaj qe na takon me ligj. Dhe, për më tepër, ato fonde i ndani me censusin e vitit 2011, ku Prishtina kishte më pak se 200.000 banorë”.

“Z. Ministër, a e dini ju që Kryeqyteti sot, në bazë të shumë matjeve, ka rreth 400.000 banorë rezident? Pra, ne duhet të kemi dyfish buxhet sa kemi aktualisht!”, ka shkruar Zogaj në Facebook.

Ai tutje duke iu drejtuar ministrit ka thënë “ma trego një projekt, ku ju si Qeveri, keni marr’ vendim politik për të investu në Kryeqytet, një projekt”.

“Përkundrazi, bllokada në vazhdimësi!”, ka përfunduar Zogaj.


The post Buxheti për Prishtinën përplas Muratin e Zogajn, ky i fundit e quan manipulues ministrin appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99635
Komuna e Prishtinës hap konkurs për 200 vende pune: Paga 420 euro bruto https://www.gazetastop.com/komuna-e-prishtines-hap-konkurs-per-200-vende-pune-paga-420-euro-bruto/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=komuna-e-prishtines-hap-konkurs-per-200-vende-pune-paga-420-euro-bruto Mon, 28 Aug 2023 10:05:27 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=95861 Komuna e Prishtinës ka hapur dy konkurse për rreth 200 nëpunës dhe zyrtarë në administratë. Në njërin prej këtyre konkurseve janë të hapura 142 pozita si nëpunës dhe mbështetës administrativ nën mbikqyrje…

The post Komuna e Prishtinës hap konkurs për 200 vende pune: Paga 420 euro bruto appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Komuna e Prishtinës ka hapur dy konkurse për rreth 200 nëpunës dhe zyrtarë në administratë.

Në njërin prej këtyre konkurseve janë të hapura 142 pozita si nëpunës dhe mbështetës administrativ nën mbikqyrje të drejtorive përkatëse të kryeqytetit.

Paga për këto pozita është 420 euro bruto.

Në konkursin me 142 pozita të lira theksohet se kandidatët preferohet të kenë aftësim profesional në fushat: Ekonomik, Juridik, Administratë Publike, Marrëdhënie me publikun, Edukatë fizike, Arkiv, Gazetari, Sociologji, Psikologji dhe Pedagogji.

Derisa edhe në konkursin e dytë kërkohen nënpunës administratv për 58 pozita, me pagë 420 euro bruto.

Në konkursin e dytë preferohen diploma universitare në fushat: Arkitekturë, Ndërtimtari, Elektroteknikë, Hidroteknikë, Gjeodezi, Makineri, Komunikacion, IT, Mjedis.

Derisa, nevojiten edhe njohuri të programeve të MS Office.

Në konkurs theksohet se përvoja e punës nuk kërkohet.

Konkursi do jetë i hapur deri më 8 shtator 2023.

Detajet tjera lidhur me kriteret dhe përgjegjesitë i gjeni këtu.

The post Komuna e Prishtinës hap konkurs për 200 vende pune: Paga 420 euro bruto appeared first on Gazeta Stop.

]]>
95861
‘Rruga A’– deri në fund të vitit do të nënshkruhet kontrata, do të jetë e gjatë 6 kilometra e gjerë 56 metra https://www.gazetastop.com/rruga-a-deri-ne-fund-te-vitit-do-te-nenshkruhet-kontrata-do-te-jete-e-gjate-6-kilometra-e-gjere-56-metra/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rruga-a-deri-ne-fund-te-vitit-do-te-nenshkruhet-kontrata-do-te-jete-e-gjate-6-kilometra-e-gjere-56-metra Fri, 04 Nov 2022 08:20:13 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=81824 Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se deri në fund të vitit do të nënshkruhet kontrata për projektin e “Rrugës A”. Zogaj në një intervistë për Telegrafin…

The post ‘Rruga A’– deri në fund të vitit do të nënshkruhet kontrata, do të jetë e gjatë 6 kilometra e gjerë 56 metra appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka thënë se deri në fund të vitit do të nënshkruhet kontrata për projektin e “Rrugës A”.

Zogaj në një intervistë për Telegrafin është shprehur se pjesa e tenderuar është 1.5 kilometra nga gjithsej 6 kilometra.

“‘Rruga A’ është një prej prioriteteve tona të mëdha. Aktualisht e kemi në proces të prokurimit, pra ne besojmë se gjatë këtij viti do ta nënshkruajmë kontratën me operatorët privatë. Tani jemi në proces të vlerësimit, deri në fund të vitit e nënshkruajmë kontratën në mënyrë që në pranverë të vitit të ardhshëm të dalim në terren me punë”, tha Zogaj.

“Në total kjo rrugë është 6 kilometra, kurse ne e kemi tenderuar vetëm për 1.5 kilometra, pra pjesën e parë. ‘Rruga A’ është projekt gjigant, ku kilometri i kushton me miliona euro. Është një rrugë e gjerë 56 metra, e madhësisë së Rrugës B, pra është projekt kompleks, që do fokus të madh në çështjen e shpronësimeve”, shtoi ai.

I dyti i kryeqytetit ka folur për investimet kapitale dhe tepricën buxhetore të bartur për vitin e ardhshëm.

“Buxheti i vitit 2023 është 105 milionë euro ku prej tyre 40 milionë euro janë për investime kapitale, shto këtu edhe pjesën e bartjes, ku me gjasë do të bartet një pjesë nga viti 2022, andaj do të kemi edhe një fond më të madh për investimet kapitale. Jemi shumë të fokusuar drejt investimeve kapitale, ky është një prioritet i lartë i kësaj qeverisje. Andaj, fokusin e kemi në disa projekte të mëdha që i kemi pasur pjesë të kampanjës”, ka thënë Zogaj.

Sipas tij, problemi i bartjes së mjeteve është si rezultat i tri proceseve të komplikuara.

“Problemi i bartjes së mjeteve është si rezultat i tri proceseve të komplikuara. E para është se kemi problem me planifikimin, i bërë shpejtë e jo mirë. E e si rezultat mandej i jetë problemi fazës së dytë, prokurimit. Prokurimi vjen pas planifikimit. Nëse planifikimi nuk është  i mirë atëherë edhe në prokurim kemi probleme të mëdha,…d.m.th, planifikim, prokurim e pastaj edhe në implementim”, theksoi ai.

“Kemi një absurditet për vitin 2022, kemi nënshkruar kontratë me operatorin privat apo kanë qenë të nënshkruara kontrata për vitin 2021, ku paratë janë në xhirollogari të komunës, e në anën tjetër operatori privat refuzon ta vazhdoj punën, sidomos sivjet për shkak të lëvizjes së çmimeve në treg. Shumë operatorë privatë janë kthyer mbrapa dhe kanë thënë se me këto çmime që i kemi nënshkruar kontratat nuk mund të vazhdojmë tutje, sepse këto janë shumë më të larta dhe ne falimentojmë. Kështu që sivjet kemi shkëputur shumë kontrata. Buxhetimi për vitin 2023 është bërë me çmime të ngritura, të reja, pra e përmirëson situatën”, ka sqaruar Zogaj.

Në këtë intervistë, ai ka folur edhe për projektin “Arkitekti i Qytetit”, kyçjet e lagjeve të reja në Ngrohtoren e Qytetit dhe projektet e ndërtimit të disa shkollave të reja në Prishtinë. /Telegrafi/

The post ‘Rruga A’– deri në fund të vitit do të nënshkruhet kontrata, do të jetë e gjatë 6 kilometra e gjerë 56 metra appeared first on Gazeta Stop.

]]>
81824
Përparim Rama publikon disa nga emrat e kabinetit https://www.gazetastop.com/perparim-rama-publikon-disa-nga-emrat-e-kabinetit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=perparim-rama-publikon-disa-nga-emrat-e-kabinetit Wed, 19 Jan 2022 17:57:50 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=66141 Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa prej emrave të kabinetit të tij. Alban Zogaj – nënkryetar Vllaznim Osmani – shef i kabinetit të kryetarit Arbër Sadiki – drejtor i…

The post Përparim Rama publikon disa nga emrat e kabinetit appeared first on Gazeta Stop.

]]>

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar disa prej emrave të kabinetit të tij.

Alban Zogaj – nënkryetar

Vllaznim Osmani – shef i kabinetit të kryetarit

Arbër Sadiki – drejtor i Urbanizimit

Mimoza Sylejmani – drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm

Krenar Xhaferi – drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave

Dorutinë Maloku – drejtoreshë e Pronave

Donat Lushtaku – drejtor i Kadastrit

Adelina Sahiti – drejtoreshë e Mirëqenies Sociale

Izet Sadiku – drejtor i Shëndetësisë

Valbona Makolli – drejtoreshë e Financave

Florian Dushi – drejtor i Inspekcionit

Donika Çetta – drejtoreshë e Parqeve

Bersant Beka – drejtor i Administratës

Vesa Sahatçiu – këshilltare për Kulturë

Ermira Gjevori – këshilltare për Qeverisje të Mirë

Hana Xhemajli – këshilltare për Komunikim Strategjik

Saudin Maliqi – këshilltar për Shëndetësi

Bardh Krasniqi – këshilltar për Sport

Jonada Jashari – këshilltare për Media

Teuta Sahatqija – këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City

“Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje”, ka shkruar Rama.

Më 7 dhjetor të vitit të kaluar, Rama ka marrë postin e kryetarit të Prishtinës.

The post Përparim Rama publikon disa nga emrat e kabinetit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
66141