Bujar Osmani Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/bujar-osmani/ Ndalo për lajmin e parë! Thu, 25 Apr 2024 06:02:55 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.2 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Bujar Osmani Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/bujar-osmani/ 32 32 KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet https://www.gazetastop.com/kshz-publikon-rezultatet-e-para-perfundimtare-keto-jane-rezultatet/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kshz-publikon-rezultatet-e-para-perfundimtare-keto-jane-rezultatet Thu, 25 Apr 2024 06:02:55 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122681 Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas KSHZ-së, nga 95% të votave të numëruara, këto janë rezultatet e kandidatëve për president: 1. Stevo Pendarovski…

The post KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale.

Sipas KSHZ-së, nga 95% të votave të numëruara, këto janë rezultatet e kandidatëve për president:

1. Stevo Pendarovski – 171.325 | 19,94%
2. Gordana Siljanovska-Davkova – 345.329 | 40,19%
3. Stevçe Jakimovski – 7.836 | 0,91%
4. Bujar Osmani – 115.374 | 13,43%
5. Biljana Vankovska – 39.255 | 4,57%
6. Arben Taravari – 81.105 | 9,44%
7. Maksim Dimitrievski – 75.852 | 8,83%

Sipas Listës Zgjedhore të mbyllur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në vend janë regjistruar për të votuar 1.814.317 votues. Dalja në zgjedhje, sipas KSHZ-së deri në ora 18:30 ishte 48,46% apo 801.645 votues.

The post KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122681
Dalin rezultatet e para në Maqedoni, Bujar Osmani i dyti më i votuar https://www.gazetastop.com/dalin-rezultatet-e-para-ne-maqedoni-bujar-osmani-i-dyti-me-i-votuar/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dalin-rezultatet-e-para-ne-maqedoni-bujar-osmani-i-dyti-me-i-votuar Wed, 24 Apr 2024 19:30:32 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122668 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat kandidati shqiptar nga radhët e “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, është i…

The post Dalin rezultatet e para në Maqedoni, Bujar Osmani i dyti më i votuar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale, në të cilat kandidati shqiptar nga radhët e “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, është i dyti kandidat më i votuar.

Sipas rezultateve të deritanishme, Osmani është kandidati i dytë më i votuar me 17. 59 për qind, apo me 62 mijë e 772 vota.

Derisa Arben Taravari nga VLEN deri tani ka 12.45 për qind, raporton Alsat.

The post Dalin rezultatet e para në Maqedoni, Bujar Osmani i dyti më i votuar appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122668
Bujar Osmani: Do të kërkojë veting për të gjithë bartësit e funksioneve publike https://www.gazetastop.com/bujar-osmani-do-te-kerkoje-veting-per-te-gjithe-bartesit-e-funksioneve-publike/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bujar-osmani-do-te-kerkoje-veting-per-te-gjithe-bartesit-e-funksioneve-publike Wed, 13 Mar 2024 10:47:54 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=121086 Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga radhët e BDI-së, ministri i Jashtëm Bujar Osmani zotohet që do inicojë “vetting” të bartësve të funksioneve politike përmes një Bordi ndërkombëtar…

The post Bujar Osmani: Do të kërkojë veting për të gjithë bartësit e funksioneve publike appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga radhët e BDI-së, ministri i Jashtëm Bujar Osmani zotohet që do inicojë “vetting” të bartësve të funksioneve politike përmes një Bordi ndërkombëtar i cili do të përbëhej nga përfaqësues të NATO-s, BE-së dhe SHBA-së

“Do jetë pjesë e platformës time si president, që të kemi “vetting” për të gjithë bartësit e funksioneve publike. Çka nënkupton kjo? Bord ndërkombëtar që do të certifikon në dy drejtime bartësit e funksioneve publike; një- në siguri, a kanë çfarëdo lidhje me interesin rus dhe dy- me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Do të kërkojmë që në atë bord të jetë NATO, për shkak çështjes së sigurisë, BE dhe SHBA. Ky bord të jep certifikimin e çdo bartësi të funksionit, duke filluar nga ne vet”, deklaroi ministri Osmani në emisionin “Rubikon”.

The post Bujar Osmani: Do të kërkojë veting për të gjithë bartësit e funksioneve publike appeared first on Gazeta Stop.

]]>
121086
BDI: Kërkojmë përkrahje maksimale për kandidaturën e Osmanit për president https://www.gazetastop.com/bdi-kerkojme-perkrahje-maksimale-per-kandidaturen-e-osmanit-per-president/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bdi-kerkojme-perkrahje-maksimale-per-kandidaturen-e-osmanit-per-president Fri, 23 Feb 2024 12:02:05 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120252 Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, ka mbajtur sot një konferencë për media para Kabinetit të Presidentit të Shtetit në prag të fillimit të fushatës për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët…

The post BDI: Kërkojmë përkrahje maksimale për kandidaturën e Osmanit për president appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, ka mbajtur sot një konferencë për media para Kabinetit të Presidentit të Shtetit në prag të fillimit të fushatës për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për garën presidenciale.

Ademi tha se BDI, ashtu siç lajmëroi dje lideri Ali Ahmeti, ka nisur grumbullimin e nënshkrimeve për Bujar Osmanin, kandidat për President të vendit tonë.

“Pas Kryeministrit të parë shqiptar, zëvendës kryeministrit të parë, Ministrit të jashtëm, atij të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme, avokatëve të shtetit dhe të popullit, kryetarëve të gjykatave kushtetuese, supreme, administrative, kryetarët e federatave të futbollit, mundjes dhe boksit, ka ardhur koha që të shtrojmë rrugën që edhe Presidenti i shtetit të jetë shqiptar.

Thelbi i idesë së liderit Ali Ahmeti është zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend me 2/3 e votave dhe me shumicë të Badenterit për të siguruar konsenzus shoqëror, mbipartiak që mundësohet me mbi 80 vota në Kuvend dhe konsenzus etnik që mundësohet me shumicën e Badinterit në mënyrë që të parandalohet mbivotim etnik dhe imponimi vetëm nga dy partitë më të mëdha politike maqedonase”, tha Ademi.

Ademi kërkoi përkrahje absolute, masive të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë për kandidaturën e Bujar Osmanit që të na mundësojë ta ndryshojmë kushtetutën njëkohësisht, edhe për zgjedhjen e Presidentit dhe amandamentet kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë.

I pyetur nëse kërkesa e BDI-së paralajmëron një bojkot të balotazhit presidencial, Ademi tha se bojkoti nuk është një mjet i përshtatshëm.

“Jemi plotësisht të fokusuar që të fitojmë sa më shumë mbështetje. Në të gjitha qytetet e Maqedonisë qytetarët po nënshkruajnë për kandidaturën e Osmanit. Jemi të fokusuar maksimalisht për të fituar”, tha Ademi. /Telegrafi/

The post BDI: Kërkojmë përkrahje maksimale për kandidaturën e Osmanit për president appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120252
Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut https://www.gazetastop.com/bujar-osmani-kandidat-i-bdi-se-per-president-te-maqedonise-se-veriut/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bujar-osmani-kandidat-i-bdi-se-per-president-te-maqedonise-se-veriut Thu, 22 Feb 2024 12:22:36 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120222 Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të enjten ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale në Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 24 prill. Këtë…

The post Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të enjten ka prezantuar Bujar Osmanin si kandidat i kësaj partie në zgjedhjet presidenciale në Maqedonisë së Veriut që do të mbahen më 24 prill.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, nëpërmjet një video-mesazhi teksa ka bërë thirrje për “unitet” për t’i thënë sipas tij, “JO Rusisë, PO Evropës”.

Bujar Osman aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i BDI-së.

“Bujari [Osmanin] e ka dëshmuar veten në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhënjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ahmeti duke e cilësuar Rusinë si kërcënimin serioz për gjithë botën.

Kreu i BDI-së, gjithashtu, ka paraqitur kërkesën për instalimin edhe të postit të zëvendëspresidentit të Maqedonisë së Veriut, që, sipas tij, së bashku me presidentin, në të ardhmen të zgjidhen nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, dhe jo në zgjedhje të drejtpërdrejta.

Ahmeti ka thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet që Maqedonia e Veriut të ketë president konsensual.

“Me Bujarin [Osmanin] po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e radhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për president konsensual. Ky besim i juaji do të na mundësojë që me hapjen e Kushtetutës ta realizojmë edhe Marrëveshjen me Bullgarinë dhe ta zhbllokojmë integrimin evropian dhe kështu i themi Rusisë IK!”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshimi i Kushtetutës, sipas Ahmetit, duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj dhe zhbllokimin e procesit të integrimit në BE.

Ahmeti ka thënë se BDI-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie të ardhshme, e cila nuk do të pranonte ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë s Veriut.

Kërkesa e BDI-së për zgjedhjen e presidentit në Kuvend është e njëjtë me atë të kandidatit të opozitës shqiptare, Arben Taravari, që u prezantua mbrëmjen e së mërkurës.

Veç kësaj, Taravari tha se ndryshimi duhet të përfshijë edhe heqjen e termit “20 për qind” për gjuhën shqipe apo ridefinimin e saj si “gjuhë shqipe”.

“Tani e kemi mundësinë që së bashku të forcojmë demokracinë konsensuale në mënyrë kushtetuese, tani mund të sigurojmë njërën nga tri postet kryesore shtetërore që me automatizëm t’u takojë shqiptarëve si kombi i dytë shumicë në Maqedoni [të Veriut]”, tha kandidati për president i opozitës shqiptare.

Deklaratat e përfaqësuesve politikë shqiptarë në pushtet dhe opozitë, pasojnë momentin kur Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet njoftoi të mërkurën se kryesia partiake ka vendosur që presidenti aktual, Stevo Pendarovski, të jetë kandidat i saj për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill.

Ndërkohë, partia opozitare maqedonase VMRO DPMNE, njoftoi përmes një komunikate se deputetja e kësaj partie, Gordana Siljanovska-Davkova, është e vetmja që ka paraqitur kandidaturën për presidente.

Nëse ajo do të hyjë për herë të dytë në garën presidenciale, do të dihet pas konventës së partisë, më 2 mars.

Kandidaturën për president e ka paraqitur edhe partia E Majta, ndërsa këtë do ta bëjnë edhe disa partia tjera politike.

Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj.

The post Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120222
Osmani: Mbështetja e VV-së për opozitën nuk do të ndikojë në procesin zgjedhor https://www.gazetastop.com/osmani-mbeshtetja-e-vv-se-per-opoziten-nuk-do-te-ndikoje-ne-procesin-zgjedhor/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-mbeshtetja-e-vv-se-per-opoziten-nuk-do-te-ndikoje-ne-procesin-zgjedhor Wed, 17 Jan 2024 13:25:18 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=102426 Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se përfshirja e politikës zyrtare të Kosovës në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, “nuk do…

The post Osmani: Mbështetja e VV-së për opozitën nuk do të ndikojë në procesin zgjedhor appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se përfshirja e politikës zyrtare të Kosovës në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, “nuk do të ndikojë në procesin zgjedhor”, por “mund të reflektohet në fragmentimin e politikës shqiptare, tendencë e nxitur nga faktorë të jashtëm”.

Këto komente Osmani i bëri pas takimit në Shkup më 17 janar me ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili theksoi “rëndësinë e unifikimit jo vetëm si shqiptarë, por edhe të të gjitha fuqive progresive në rajon për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”.

Vlerësimet e Osmanit pasuan reagimet që po vazhdojnë në Maqedoninë e Veriut pasi partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka vendosur të jetë pjesë e koalicionit të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që njihet me emrin Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN).

Kjo u bë e ditur më 24 dhjetor 2023 gjatë një ceremonie për hapjen e zyrave të opozitës në Shkup, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, që është edhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), tha se “tentime të tilla” ka pasur edhe më herët, ndërsa kujtoi rastin e Blerim Rekës nga Shkupi, të cilin opozita shqiptare e kishte caktuar kandidat për president të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e vitit 2019, në tubimet e të cilit kishte pasur edhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, Blerim Reka vazhdoi aktivitetin në Kosovë dhe më 3 shkurt 2020 ishte emëruar ministër i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e udhëhequr nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Kjo nuk është asgjë e re, pasi përpjekje të tilla për mbështetje direkte ka pasur edhe më parë, siç ishte rasti me një kandidat për president, i cili më pas ishte ministër në Qeverinë e Kosovës. Nga eksponentë të lartë të Kosovës ai mori mbështetje në tubime dhe organizime tjera. Por, kjo tregoi se skena politike e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është e konsoliduar. Dhe ashtu siç nuk ndikoi atëherë, nuk pres që në ndonjë mënyrë të ndikojë edhe tani”, tha kryediplomati Osmani.

Pa saktësuar ndonjë emër të partive politike, Osmani foli edhe për “tendencat nga jashtë për fragmentimin e skenës politike të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në parti më të vogla politike”, e që sipas tij, “dobësojnë fuqinë e përfaqësimit të tyre të duhur në shtet”.

“Fragmentimi i skenës politike shqiptare në parti më të vogla politike, e dobëson fuqinë e përfaqësimit në mënyrë të duhur në shtet sepse ka pasur një tendencë shpesh e nxitur edhe nga faktorë të jashtëm, por pak edhe nga dinamika e brendshme që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të organizohen në çdo qytet, të kenë parti politike, çdo qytet të ketë liderin e vetë politik dhe të merren me njëri-tjetrin, që të mos kenë një platformë të përbashkët politike, që në nivel shtetëror i përfaqëson shqiptarët dhe ta përcjellë vullnetin e tyre politik në institucione”, u shpreh Osmani.

Veç kësaj, ai tha se praktikat e tilla nuk janë të mira, pasi “çdo legjitimim i pjesëmarrjes së shteteve tjera me partitë e tyre politike, përfshi këtu edhe Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Kosovën e të tjerë, mund t’i lëkundë dinamikat e vendosura këtu, duke reflektuar te marrëdhëniet ndëretnike dhe ato politike”.

Me herët kishte reaguar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski, duke u shprehur “i befasuar”, pasi sipas tij, në të kaluarën ka pasur raste kur parti të huaja mbështesnin parti simotra në zgjedhje të vendeve të tjera, por jo edhe të merrnin pjesë vetë në to.

Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar si subjekt politik në Maqedoninë e Veriut, por bashkëpunimi mes saj dhe tri partive opozitare – Lëvizjes Besa, partisë Alternativa dhe Lëvizjes Demokratike – pritet të konkretizohet me lista të përbashkëta për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj të këtij viti në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Kodit Zgjedhor të Maqedonisë së Veriut, në zgjedhje mund të marrin pjesë vetëm partitë e regjistruara në regjistrin qendror. Ndërsa, lista zgjedhore mund të përmbajë emrin e ndonjë koalicioni, siç është edhe Lidhja Evropiane për Ndryshim, por në brendi të saj duhet të theksohen emrat e partive politike që përbëjnë koalicionin.

Në listat për deputetë të koalicionit Lëvizja Evropiane për Ndryshim pritet të përfshihet Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Qoku më 24 dhjetor në Shkup, në tubimin e opozitës shqiptare, bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë partia e katërt e koalicionit opozitar, me qëllim për të sjellë, siç tha ai, “ndryshimin e munguar” në Maqedoninë e Veriut. /Rel/

The post Osmani: Mbështetja e VV-së për opozitën nuk do të ndikojë në procesin zgjedhor appeared first on Gazeta Stop.

]]>
102426
Osmani: Nga Izraeli janë evakuuar 60 shtetas maqedonas https://www.gazetastop.com/osmani-nga-izraeli-jane-evakuuar-60-shtetas-maqedonas/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-nga-izraeli-jane-evakuuar-60-shtetas-maqedonas Thu, 12 Oct 2023 11:17:13 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97989 Gjashtëdhjetë shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Izraeli që nga fillimi i sulmit masiv të militantëve të Hamasit, të shtunën, më 7 tetor, bëri të ditur ministri i…

The post Osmani: Nga Izraeli janë evakuuar 60 shtetas maqedonas appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Gjashtëdhjetë shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga Izraeli që nga fillimi i sulmit masiv të militantëve të Hamasit, të shtunën, më 7 tetor, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ai tha se autoritetet kanë regjistruar rreth 150 shtetas të Maqedonisë së Veriut në qytete të ndryshme të Izraelit dhe në territoret palestineze. Por, ky numër mund të arrijë deri në 200 persona pasi disa nuk janë paraqitur për identifikim në thirrjen e autoriteteve të Shkupit.

Të shtunën, sipas Osmanit, pritet të kthehen në Shkup edhe 90 të tjerët, të cilët janë duke komunikuar me shtabin e krizës të formuar menjëherë pas shpërthimit të konfliktit të Izrael.

Shefi i diplomacisë maqedonase tha se ambasada në Kajro, është duke komunikuar me dy persona të tjerë që ndodhen brenda zonave të rrezikuara të Gazës, të izoluara nga Izraeli, pasi nuk arritën të dilnin para mbylljes së pikës së vetme kufitare me Egjiptin.

“Situata atje është shumë e ndryshueshme dhe vlerësojnë se janë të ekspozuar ndaj rrezikut. Ne po punojmë, gjithashtu, me autoritetet në Egjipt për t’i liruar ata dhe më pas do të organizojmë transportin nga Egjipti. Mirëpo, për momentin nuk kemi si t’i nxjerrim nga Gaza”, tha Osmani.

Disa nga shtetasit maqedonas që gjendeshin në zonat e rrezikuara në rajonin e Gazës, të mërkurën në mbrëmje kanë arritur Athinë prej nga me autobus janë transferuar në kufirin e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Osmanit, fillimisht fokusi ishte identifikimi, kontaktimi dhe nxjerrja e qytetarëve nga zonat e rrezikuara dhe më pas transportimi i tyre në Tel Aviv.

Osmani theksoi se një pjesë e qytetarëve të kthyer, kanë ardhur përmes Jordanisë, Shqipërisë, Turqisë, Malit të Zi dhe Serbisë, me ç’rast u shprehu mirënjohje autoriteteve të këtyre shteteve.

Maqedonia e Veriut i ka dënuar sulmet e militantëve të Hamasit ndaj Izraelit, ndërsa ka bërë thirrje për dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

“Ne i dënojmë fuqishëm sulmet terroriste të Hamasit ndaj Izraelit. Mendimet tona janë me popullin izraelit, me të cilin solidarizohemi dhe ndajmë dhimbjen. Bëjmë thirrje për zgjidhje me dialog pasi bota ka nevojë për paqe”, thuhet në reagimin me shkrim të kryeministrit maqedonas, Dimitar Kovaçevski. /Rel/

The post Osmani: Nga Izraeli janë evakuuar 60 shtetas maqedonas appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97989
Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në detyrën e kryesuesit të OSBE-së https://www.gazetastop.com/kurti-pret-ne-takim-ministrin-e-puneve-te-jashtme-te-maqedonise-se-veriut-bujar-osmani-ne-detyren-e-kryesuesit-te-osbe-se/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-pret-ne-takim-ministrin-e-puneve-te-jashtme-te-maqedonise-se-veriut-bujar-osmani-ne-detyren-e-kryesuesit-te-osbe-se Fri, 26 May 2023 12:56:17 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=91614 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së.   Duke…

The post Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në detyrën e kryesuesit të OSBE-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së.  

Duke e quajtur këtë vizitë si një nder të veçantë dhe krenari, kryeministri Kurti në fjalën e tij të mirëseardhjes, tha se jemi shumë të lumtur të konstatojmë që marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme po pasohen edhe me bashkëpunim i cili po rritet, duke pas parasysh që ministri Osmani siç tha kryeministri, ishte sot në cilësinë Kryesuesit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.

‘’Ne jemi gjithashtu të gëzuar që do të mund të bashkëbisedojmë për çështjen e demokratizimit, të drejtave të njeriut dhe sigurisë që janë vlerat themelore që po ashtu i ndajmë së bashku’’, deklaroi ai, duke falënderuar ministrin Osmani për kontributin që OSBE-ja e ka dhënë për demokratizimin në Kosovë dhe për Sigurinë e vendit tonë.

Kryeministri Kurti e njoftoi Osmanin për të arriturat gjatë mandatit qeverisës në progresin ekonomik dhe demokratik, duke potencuar se në këto dy vite qeverisjeje buxhetit i janë shtuar 740 milionë euro, ndërkaq ekonomisë 2.1 miliardë euro.

Në mesin e sukseseve, kryeministri vuri në pah edhe konsolidimin e financave të cilat e kanë ulur deficitin buxhetor dhe po ashtu edhe uljen e deficitit tregtar nga 1 me 9 në 1 me 6.

Kryeministri foli edhe për pjesëmarrjen në ushtrimet ushtarake ‘’Defender Europe 23’’ që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke potencuar se kjo është hera e dytë që jemi pjesëmarrës, dhe në të dy herët kemi qenë vend mikpritës. ‘’Këtë vit Kosova renditet e katërta për personelin ushtarak të angazhuar në këtë ushtrim nga 25 vende pjesëmarrëse’’, është shprehur ai.

Ndërkaq, ministri Osmani, nën detyrën e kryesuesit të OSBE-së, falënderoi kryeministrin për mikpritjen dhe tha se është vërtet i kënaqur që kishte mundësinë që në kapacitetin e kryesuesit të OSBE-së sot të vizitojë Kosovën.

Teksa e uroi për arritjet impresive, e përgëzoi Kosovën në demokratizimin dhe integrimin gjinor. Në takimin e sotëm u theksua po ashtu edhe rëndësia e bashkëpunimit rajonal, derisa sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, z. Osmani dha mbështetjen e tij.

Njëkohësisht, shprehu falënderimin për bashkëpunimin e ngushtë që kanë pas në këto 20 vitet e fundit nëpërmjet institucionit të OSBE-së dhe institucioneve të Kosovës, që kanë krijuar aq shembuj të mirë të këtij bashkëpunimi e që drejtpërdrejtë kanë kontribuar në demokratizimin e shoqërisë në qasjen ndaj komuniteteve, në promovimin e të drejtave individuale dhe ato kolektive.

Si ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, z. Osmani uroi Kosovën për kalimin me sukses të fazës së parë të anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Misioni i OSBE-së në Kosovë është misioni më i madh i kësaj organizate. Ka gjithsej 5 qendra rajonale me staf prej 490 personave, prej të cilëve 2/3 janë staf lokal.

The post Kurti pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në detyrën e kryesuesit të OSBE-së appeared first on Gazeta Stop.

]]>
91614
Osmani, Kurti e Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar Osmani https://www.gazetastop.com/osmani-kurti-e-gervalla-sot-takojne-kryediplomatin-bujar-osmani/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=osmani-kurti-e-gervalla-sot-takojne-kryediplomatin-bujar-osmani Fri, 26 May 2023 06:20:41 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=91586 Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Ky takim do të zhvillohet…

The post Osmani, Kurti e Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar Osmani appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ky takim do të zhvillohet në orën 09:00, dhe pas takimit do të mbahet konferencë për media.

Më pas, presidentja Osmani do të pres në takim Bujar Osmanin, ku takimi pritet të zhvillohet në Kabinetin e Presidentes duke filluar nga ora 10:25, raporton teve1.info

Kurse në orën 12:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Takimi zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

The post Osmani, Kurti e Gërvalla sot takojnë kryediplomatin Bujar Osmani appeared first on Gazeta Stop.

]]>
91586
Bujar Osmani sërish në Kiev: Do të dalim në terren https://www.gazetastop.com/bujar-osmani-serish-ne-kiev-do-te-dalim-ne-terren/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=bujar-osmani-serish-ne-kiev-do-te-dalim-ne-terren Mon, 16 Jan 2023 09:44:31 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=85437 Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në mëngjes ka mbërritur në Kiev, që është vizita e parë pune në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me OSBE-në.…

The post Bujar Osmani sërish në Kiev: Do të dalim në terren appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në mëngjes ka mbërritur në Kiev, që është vizita e parë pune në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me OSBE-në. Osmani njofton se do të jetë në terren, ku do të vizitojë zonat e prekura nga aksionet ushtarake dhe do të takohet drejtpërdrejt me njerëzit në terren.

“Do të kemi takime të shumta me përfaqësuesit e lartë shtetëror të Ukrainës. Situata në Ukrainë, me fokus të veçantë tek njerëzit në terren, është një nga prioritetet kryesore të kryesimit të Maqedonisë me OSBE-në”, tha Osmani.ReklamaVideo Player is loading.

Prioritet i presidencës së Maqedonisë do të jetë siguria njerëzore në një epokë të pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë rajonale dhe globale, me theks të veçantë në situatën në Ukrainë, paralajmëroi Osmani ditë më parë.

“Ukraina do të mbetet prioriteti ynë kryesor. Agresioni duhet të ndalet. Shkatërrimi dhe vrasja e popullatës civile është e papranueshme. Është shqetësuese të shohësh njerëzit që vuajnë. Pasojat dhe kostoja e kësaj lufte për rajonin e OSBE-së dhe më gjerë janë të mjerueshme dhe të padurueshme”, tha Osmani.

Kjo është vizita e dytë e Osmanit në Ukrainë, pasi në fillim të majit 2022, si ministër i Punëve të Jashtme, ai zhvilloi një takim në Kiev me shefin e diplomacisë ukrainase, Dmytro Kuleba dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të Ukrainës.

The post Bujar Osmani sërish në Kiev: Do të dalim në terren appeared first on Gazeta Stop.

]]>
85437