Dimri Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/dimri/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 02 Feb 2024 14:10:25 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Dimri Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/dimri/ 32 32 5 perimet që duhet t’i konsumoni gjatë sezonës së dimrit https://www.gazetastop.com/5-perimet-qe-duhet-ti-konsumoni-gjate-sezones-se-dimrit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=5-perimet-qe-duhet-ti-konsumoni-gjate-sezones-se-dimrit Fri, 02 Feb 2024 14:10:24 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=119404 Disa nga perimet, gatë dimrit, mund t’i ofrojnë organizmit të njeriut vitaminat dhe vlerat ushqyese të nevojshme, raporton ”FamilyFirstUrgentCareConroe”. Ekspertët këshillojnë konsumimin e patates së ëmbël për shkak se ofron…

The post 5 perimet që duhet t’i konsumoni gjatë sezonës së dimrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Disa nga perimet, gatë dimrit, mund t’i ofrojnë organizmit të njeriut vitaminat dhe vlerat ushqyese të nevojshme, raporton ”FamilyFirstUrgentCareConroe”.

Ekspertët këshillojnë konsumimin e patates së ëmbël për shkak se ofron shumë të mira shëndetësore. Patatja e ëmbël është e pasur me vitaminë A e C si dhe kalium. Përderisa vitamina A është e mirë për lëkurën, ajo C ndihmon imunitetin sidomos përgjatë sezonit të gripit e ftohjes.
Kjo patate është e pasur edhe me fibra, të cilat ndihmojnë sistemit tretës të organizmit.

Perimet

Spinaqi është ushqimi tjetër që rekomandohet të konsumohet përgjatë dimrit. I pasur me hekur e të mira të tjera shëndetësore, i ndihmon sistemit imunitar.
Kjo perime me gjethe të gjelbra është e pasur me vitamina C, E si dhe magnez. Spinaqi i ndihmon organizmit duke mbështetur imunitetin si dhe sistemin tretës. Ai konsiderohet edhe si ushqim i mirë kundër kancerit.

Image

Kungulli është ushqimi i radhës i cili rekomandohet të konsumohet në dimër. Si spinaqi e patatja e ëmbël edhe kungulli është i pasur me vitaminë A e C kalium, hekur e fibra. Kungulli konsiderohet si antioksidant i fuqishëm dhe mbron trupin kundër infeksioneve. Pasi përmban pak kalori është i mirë edhe për mbajtjen e peshës së duhur trupore.

Image

Karotat janë po ashtu të mira të konsumohen gjatë stinë së ftohtë. Për shkak se ato kanë përmbajtje të beta karotenit, janë të mira për shëndetin e lëkurës kur ka më pak rreze të diellit. Kjo perime përmban vitaminat A, C dhe K, të cilat konsiderohen si esenciale për funksionimin e mirë të organizmit. Karota njihet për të mirat që ofron për shqisën e të parit dhe për uljen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës. Perimja me ngjyrë të portokalltë përmban fibra dhe është shumë mirë për sistemin tretës.

Image

Ushqimi tjetër dimëror është rrepa e kuqe. Shumë njerëz nuk e konsumojnë për shkak të aromës që i përngjanë asaj të dheut, por ka shumë të mira shëndetësore të cilat nuk duhet anashkaluar.

Rrepa e kuqe ka fuqi të ulë presionin e lartë të gjakut dhe të mundësojë qarkullimin e mirë të tij. Është gjithashtu burim i mirë i fibrave, të cilat janë esenciale për sistemin tretës. Kjo ndihmon të parit dhe mban mirë mikrobiomin e stomakut. Konsiderohet shumë e mirë edhe kundër harresës.

Rrepa e kuqe shkatërron radikalet e lira, të cilat janë shkaktare të shumë sëmundjeve.

Image

The post 5 perimet që duhet t’i konsumoni gjatë sezonës së dimrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
119404
Tetë rregullat e seksit gjatë dimrit https://www.gazetastop.com/tete-rregullat-e-seksit-gjate-dimrit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=tete-rregullat-e-seksit-gjate-dimrit Sat, 16 Dec 2023 18:01:08 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101238 Për të pasur një eksperiencë seksuale të shëndetshme dhe të kënaqshme gjatë dimrit, ka disa gjëra që mund të konsideroni: Kujdesi dhe kënaqësia janë thelbësore në seks, kështu që sigurohuni…

The post Tetë rregullat e seksit gjatë dimrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Për të pasur një eksperiencë seksuale të shëndetshme dhe të kënaqshme gjatë dimrit, ka disa gjëra që mund të konsideroni:

  1. Komunikimi: Komunikimi i hapur dhe i sinqertë me partnerin është thelbësor. Bisedoni për preferencat tuaja, nevojat, dhe ndjenjat gjatë dimrit.
  2. Ambienti i Nxehtë: Sigurohuni që ambienti në dhomën tuaj të jetë i ngrohtë dhe i këndshëm. Përdorni ndriçim të butë dhe të ngrohtë për të krijuar një atmosferë intime.
  3. Përdorimi i Kohës së Çliruar: Dimri mund të sjellë kohë më të gjatë të çliruar, kështu që shfrytëzojeni këtë avantazh për të kënaqur njëri-tjetrin pa presionin e kohës.
  4. Përdorimi i Pajisjeve të Ngrohta: Pajisjet e ngrohta, sipleqetë, mund të ndihmojnë në ruajtjen e ngrohtësisë dhe të komoditetit gjatë momenteve intime.
  5. Përkushtimi për Kujdesin e Shëndetit: Mëngjesi i hershëm dhe aktiviteti fizik mund të ndihmojnë në rritjen e nivelit të energjisë dhe mirëqenies fizike, që mund të ndikojë në jetën seksuale.
  6. Variacioni dhe Kreativiteti: Eksperimentoni dhe provoni gjëra të reja në dhomë. Kjo mund të sjellë freski dhe nxitje në jetën tuaj seksuale.
  7. Veshja e Përshtatshme: Veshuni për të ndjekur ngrohtësinë e dimrit. Përdorni rroba të rehatshme dhe të nxehta që mund të ndihmojnë në krijimin e një ambienti intime.
  8. Marrëdhënia e Intime Emocionale: Mendojeni seksin si një mënyrë për të thelluar marrëdhënien emocionale me partnerin tuaj. Ndjenjat e përkushtimit dhe ndarjes mund të rrisin intimitetin.

Kujdesi dhe kënaqësia janë thelbësore në seks, kështu që sigurohuni që të jeni të përfshirë dhe të ndiheni rehat me partnerin tuaj. Gjithashtu, respektoni kufijtë dhe preferencat e njëri-tjetrit gjatë çdo momenti intime.

The post Tetë rregullat e seksit gjatë dimrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101238
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D https://www.gazetastop.com/ti-mbijetosh-dimrit-me-vitaminen-d/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=ti-mbijetosh-dimrit-me-vitaminen-d Mon, 27 Nov 2023 08:00:39 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=100379 Shumë njerëz kanë filluar të ndiejnë pasojat e dimrit. Ditët po shkurtohen dhe momentet diellore që i kërkojmë me ngulm pakësohen ndjeshëm. Zgjimi në mëngjes është gjithnjë e më i…

The post T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Shumë njerëz kanë filluar të ndiejnë pasojat e dimrit. Ditët po shkurtohen dhe momentet diellore që i kërkojmë me ngulm pakësohen ndjeshëm.

Zgjimi në mëngjes është gjithnjë e më i vështirë, lodhja më e madhe dhe produktiviteti në punë plot mangësi. Irritimi kap majat dhe ndihesh sikur e gjithë energjia të është zhdukur.

Për këtë gjendje të padëshiruar është përgjegjëse mungesa e vitaminës D. Kjo vitaminë krijohet në organizëm kur ne jemi në praninë e rrezeve të diellit. Ja përse, shumë njerëz në dimër vuajnë nga pamjaftueshmëria e vitaminës D.

Normalisht gjatë ditëve diellore të vitit, trupi ynë duhet të jetë në gjendje të akumulojë vitaminë D mjaftueshëm sa të zgjasë edhe në dimër. Por duke qenë se shumë prej nesh punojnë në zyra të mbyllura, ky stil jetese i shteron rezervat e kësaj vitamine.

Mungesa e vitaminës D shkakton simptoma të ndryshme, siç janë dobësia e muskujve, pagjumësia, rënia në peshë, depresioni, luhatjet e humorit, probleme me shikimin dhe kockat.

Të paturit e niveleve të mjaftueshme të vitaminës D, ndihmon në parandalimin e osteoporozës, sëmundjeve të zemrës, kancerit, Alzhaimerit, goditjeve në tru, tensionit të lartë të gjakut, diabetit, madje edhe ngadalëson plakjen.

Lidhja e drejtpërdrejtë e vitaminës D me aftësinë e organizmit për të luftuar sëmundjet dhe infeksionet është një fakt i pranuar gjerësisht.

Vitamina D aktivizon qelizat T, që mbrojnë sistemin tonë imunitar.

Kjo është arsyeja përse gjatë dimrit në disa vende, veçanërisht në Gjermani dhe Austri, fëmijët marrin suplemente të vitaminës D për të shmangur shfaqjen e simptomave të lartpërmendura.

Marrja e vitaminës D

Mënyra më e mirë për të marrë vitaminën D është natyrisht dielli. Sigurohuni që pavarësisht të ftohtit të shpenzoni të paktën 15 minuta në ditë (kryesisht në mesditë).

Për fat të keq, shpesh përballemi me ditë kur dielli fshihet pas reve. Në ditë të tilla, sigurohuni që dieta juaj të jetë e pasur me produkte që na japin dozën e nevojshme të vitaminës D.

Burimet ushqimore të vitaminës D

1. Peshqit e pasur me yndyra si toni (edhe i paketuar) salmoni, skumbria dhe harenga
2. E bardha e vezës
3. Djathi
4. Produktet e pasuruara të bulmetit dhe drithërat ( qumështi, drithërat e pasura me vitaminë D)
5. Mishi i derrit

Disa rekomandime

1. Qëndroni çdo ditë në diell për 15 minuta. Mos harroni të përdorni krem mbrojtës nëse vendosni të qëndroni më gjatë.
2. Konsumoni dy racione me peshk të pasur me acide yndyrore në javë.
3. Vegjetarianët dhe ata që nuk e preferojnë peshkun, duhet të pinë tre gota me qumësht të pasuruar me vitaminë D në ditë. Mos harroni që vitamina D në formë të lëngshme është më efikase dhe përthithet më shpejt se ajo në formën e pilulës.

Sigurohuni:

1. Të ushtroheni rregullisht dhe të bëni një jetë aktive.
2. Jini pozitivë, gëzojuni gjërave të vogla. /Agroweeb/

The post T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D appeared first on Gazeta Stop.

]]>
100379
Rikthehet dimri, gjatë kësaj jave reshje bore dhe temperatura të ulëta https://www.gazetastop.com/rikthehet-dimri-gjate-kesaj-jave-reshje-bore-dhe-temperatura-te-uleta/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rikthehet-dimri-gjate-kesaj-jave-reshje-bore-dhe-temperatura-te-uleta Mon, 03 Apr 2023 05:43:02 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=89327 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm. Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.…

The post Rikthehet dimri, gjatë kësaj jave reshje bore dhe temperatura të ulëta appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas parashikimeve, temperaturat do të pësojnë ulje. “Gjatë natës vonë parashihen reshje bore”, ka bërë të ditur IHMK.

Sipas parashikimeve, të martën do të të mbajë i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Të mërkurë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore.

Ndërsa, ditën e enjte parashihet të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. “Vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor. Në vlerat e temperaturave maksiamle parashihen rritje të lehta”, ka bërë të ditur IHMK.

Ndërkaq, të premten do të mbajë kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.

“Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, është bërë e ditur nga IHMK. 

The post Rikthehet dimri, gjatë kësaj jave reshje bore dhe temperatura të ulëta appeared first on Gazeta Stop.

]]>
89327
Rrugët me ngrica dhe akull shkak i temperaturave të ulëta, policia apelon për kujdes https://www.gazetastop.com/rruget-me-ngrica-dhe-akull-shkak-i-temperaturave-te-uleta-policia-apelon-per-kujdes/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rruget-me-ngrica-dhe-akull-shkak-i-temperaturave-te-uleta-policia-apelon-per-kujdes Mon, 06 Feb 2023 14:19:39 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=86416 Policia e Kosovës ka bërë apel te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët me ngrica e akull. Policia ka njoftuar se sipas Institutit Hidrometeorologjik të…

The post Rrugët me ngrica dhe akull shkak i temperaturave të ulëta, policia apelon për kujdes appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Policia e Kosovës ka bërë apel te shoferët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët me ngrica e akull.

Policia ka njoftuar se sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës gjatë kësaj jave do të mbizotëroj mot me temperatura të ulëta, reshje bore dhe erëra të forta, ku për pasoj në lokacione që ka rrjedhje të ujit krijohen shtresa të akullit të cilat paraqesin rrezik për pjesëmarrësit në trafik, po ashtu kujdes gjatë ngasjes duhet kushtuar edhe shembjeve të gurëve e dheut, ngasjes në ura, ngasjes në mjegull dhe pengesave tjera që mund të hasen në rrugë siç janë rrëzimi i shtyllave apo drunjëve nga erërat e forta.

“Policia e Kosovës apelon të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë rregullat e trafikut, të përdornin rripin e sigurisë, të përdorin pajisjet dimërore, të përshtatin shpejtësisë e lëvizjes me kushtet e krijuara, të mbajnë distancë të sigurt në mes mjeteve, të mos përdorin telefonin gjatë ngasjes, të përdorin dritat dhe të përqendrohen në ngasje”, thuhet në njoftim.

The post Rrugët me ngrica dhe akull shkak i temperaturave të ulëta, policia apelon për kujdes appeared first on Gazeta Stop.

]]>
86416
Moti sot me temperatura deri në -8 gradë Celsius https://www.gazetastop.com/moti-sot-me-temperatura-deri-ne-8-grade-celsius/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=moti-sot-me-temperatura-deri-ne-8-grade-celsius Mon, 06 Feb 2023 06:14:04 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=86380 Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë, ku temperaturat minimale për ditën e sotme do të jenë -8 gradë Celsius.…

The post Moti sot me temperatura deri në -8 gradë Celsius appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë, ku temperaturat minimale për ditën e sotme do të jenë -8 gradë Celsius.

Ndërkaq, IHMK gjithashtu ka bërë të ditur se kjo parashihet të jetë javë më e ftohët deri më tani e dimrit.

“Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

The post Moti sot me temperatura deri në -8 gradë Celsius appeared first on Gazeta Stop.

]]>
86380
Si të parandaloni ngrirjen e tubave në dimër? https://www.gazetastop.com/si-te-parandaloni-ngrirjen-e-tubave-ne-dimer/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=si-te-parandaloni-ngrirjen-e-tubave-ne-dimer Sat, 04 Feb 2023 17:52:03 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=86339 Kur temperatura bie, pronarët e shtëpive duhet të jenë në vëzhgim për diçka që mund të mos jenë në gjendje ta shohin në të vërtetë: një tub të ngrirë. Pasi…

The post Si të parandaloni ngrirjen e tubave në dimër? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kur temperatura bie, pronarët e shtëpive duhet të jenë në vëzhgim për diçka që mund të mos jenë në gjendje ta shohin në të vërtetë: një tub të ngrirë.

Pasi të zbulohet një tub i ngrirë në një shtëpi, është e rëndësishme të veproni shpejt për të shkrirë në mënyrë të sigurt tubin. Akulli zgjerohet ndërsa formohet, kështu që një tub i ngrirë mund të shpërthejë dhe të krijojë një përmbytje.

Këto përmbytje mund të jenë shkatërruese për një shtëpi dhe mund të jenë jashtëzakonisht të shtrenjta për një pronar ose qiramarrës. Kompania e sigurimeve “State Farm” pagoi më shumë se 181 milionë dollarë në vitin 2022 për pretendimet në lidhje me dëmet nga tubat e ngrirë, me pretendimin mesatar që kushton mbi 20,000 dollarë, raportoi kompania në një njoftim të fundit për lajmet.

Michael Davis, një ekspert hidraulik me bazë në Illinois dhe shkrimtar në faqen e internetit “PlumberTip”, ndau disa gjëra që duhet dhe nuk duhet të bësh në portalin “Fox News Digital” kur bëhet fjalë për trajtimin e tubave të ngrirë. Për të parandaluar fatkeqësinë eksperti hidraulik rekomandon këto hapa:

Mundohuni të gjeni vendin e problemit

Davis tha për Fox News Digital: “Gjeni seksionin e ngrirë të tubit. Ju mund të jeni në gjendje të identifikoni seksionin e ngrirë duke kërkuar akull në pjesën e jashtme të tubit ose duke ndjerë për një seksion që është më i ftohtë se pjesa tjetër e tubit.”

Përpiquni të shkrini tubin me sende shtëpiake të zakonshme

Davis tha: “Nëse pjesa e ngrirë është e dukshme, aplikoni nxehtësinë në zonë duke përdorur një jastëk ngrohjeje elektrike, një tharëse flokësh ose një ngrohës portativ. Sidoqoftë, kjo këshillë vjen me një paralajmërim mjaft të madh.”

Mos përdorni ndezës ose flakë të hapur për të shkrirë një tub

Përveç të qenit i rrezikshëm, përdorimi i një ndezësi për të shkrirë një tub të ngrirë mund të dëmtojë në të vërtetë tubin, shpjegoi Davis, duke i bërë gjërat shumë më keq.

Mos u frikësoni nëse seksioni i ngrirë nuk mund të gjendet ose të arrihet

Hidrauliku tha:  “Nëse pjesa e ngrirë nuk është e dukshme, ose nëse nuk jeni në gjendje të hyni në të, fikni furnizimin me ujë në tubin e prekur. Pas mbylljes së furnizimit me ujë, një person duhet të hapë rubinetin për të lejuar që uji të kullojë pasi tubi përfundimisht shkrihet.”

Thërrisni një hidraulik, nëse është e nevojshme

Nëse kanë kaluar disa orë që kur tubi është shkrirë dhe uji ende nuk rrjedh, ose nëse tubi shpërthen, Davis rekomandon të telefononi një hidraulik.

Mos harroni të jeni proaktiv

Ka shumë gjëra për të bërë përpara një ftohjeje ose stuhie për të parandaluar fatkeqësitë hidraulike, tha Davis. Ai shpjegon: “Për të parandaluar ngrirjen e tubave në të ardhmen, merrni parasysh izolimin e tubave të ekspozuar dhe mbajtjen e termostatit në të njëjtën temperaturë si ditën ashtu edhe natën.”

The post Si të parandaloni ngrirjen e tubave në dimër? appeared first on Gazeta Stop.

]]>
86339
Katër perimet më të mira të dimrit https://www.gazetastop.com/kater-perimet-me-te-mira-te-dimrit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kater-perimet-me-te-mira-te-dimrit Fri, 27 Jan 2023 07:11:34 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=86008 Të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit tregojnë se shqiptarët po rrezikohen gjithnjë e më shumë nga sëmundjet që kanë lidhje me hipertensionin apo tensionin e lartë. Shqipëria renditet në…

The post Katër perimet më të mira të dimrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit tregojnë se shqiptarët po rrezikohen gjithnjë e më shumë nga sëmundjet që kanë lidhje me hipertensionin apo tensionin e lartë.

Shqipëria renditet në zonën e rrezikut mes vendeve me prevalencën më të lartë të këtyre sëmundjeve.

Në vendin tonë, përafërsisht 32 përqind e popullsisë mbi 18 vjeç është e prekur nga tensioni i lartë i gjakut.

Në vitin 2017 hipertensioni arterial ishte faktori i dytë i rrezikut, shkaktar për shumicën e sëmundjeve në Shqipëri,

Ndërkohë, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik ,të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se vdekshmëria prej sëmundjeve ishemike të zemrës që shkaktohen nga hipertensioni është rritury dy herë gjatë 20 viteve të fundit.

Nëse çështja e tensionit të lartë nuk merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, mund të shkaktojë ngushtim të enëve të gjakut, ishemi dhe qarkullim të penguar të gjakut.

Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e nivelit të shëndetshëm të tensionit të gjakut.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për perimet më të mira të dimrit që ju ndihmojnë të ekuilibroni tensionin në mënyrë natyrale.

Karotat

Karotat janë të mbushura me kalium. Ky mineral ul tensionin në enët e gjakut dhe zbut ndikimin negative të sodiumit.

Karrëotat gjithashtu ulin rrezikun e aterosklerozës dhe ishemisë.

Panxhari

Vitaminat B ndihmojnë funksionin e nervave.

Përmbajtja e lartë e nitratit tek panxhari çliron oksid nitrik, një gaz që përmirëson qarkullimin e gjakut, i zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin.

Spinaqi

Kjo barishte është e pasur me kalium dhe luteinë.

Kjo e fundit parandalon trashjen e mureve të brendshme të enëve të gjakut dhe ul rrezikun e atakut në zemër.

Spinaqi është i pasur edhe me magnez dhe folat të cilat ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut.

Rrepka

Rrepka është e pasur me kalium.

Ky mineral ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Rrepkën mund ta përdorni në sallata ose në supa.

The post Katër perimet më të mira të dimrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
86008
Dimër vdekjeprurës, dhjetëra të vdekur në SHBA dhe Kanada nga i ftohti https://www.gazetastop.com/dimer-vdekjeprures-dhjetera-te-vdekur-ne-shba-dhe-kanada-nga-i-ftohti/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dimer-vdekjeprures-dhjetera-te-vdekur-ne-shba-dhe-kanada-nga-i-ftohti Mon, 26 Dec 2022 09:04:20 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=84463 Të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut. Zyrtarët thonë se 34 persona kanë vdekur në SHBA, ndërsa zona më e…

The post Dimër vdekjeprurës, dhjetëra të vdekur në SHBA dhe Kanada nga i ftohti appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Të paktën 38 persona kanë mbetur të vdekur shkaku i temperaturave të ulëta në Amerikën e Veriut. Zyrtarët thonë se 34 persona kanë vdekur në SHBA, ndërsa zona më e prekur është qyteti i Buffalos, në Nju Jork.

Katër vdekje janë shënuar në Kanada, ku një autobus rrëshqiti mbi rrugën e ngrirë afër qytezës Merit, në provincën perëndimore të Kolumbisë Britanike.

Një stuhi e tillë kaq e madhe nuk është regjistruar asnjëherë më parë. Ajo shtrihet nga Kanadaja deri në pjesën jugore të Rio Grandes.

Meteorologët thonë se stuhia do të dobësohet gjatë ditëve të ardhshme, mirëpo qytetarët këshillohen t’i shmangin udhëtimet përveç në raste emergjente.

Stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha, por energjia elektrike është restauruar në pjesën më të madhe të SHBA-së. Më pak se 200 mijë njerëz mbetën pa rrymë gjatë pasdites të së dielës, në krahasim me 1.7 milion që ishin në terr më parë, raporton AP.

Mijëra fluturime janë anuluar, duke ua pamundësuar kështu shumë njerëzve kthimin në shtëpi në kohë për festën e Krishtlindjeve.

Mbi 55 milionë amerikanë ishin paralajmëruar edhe për erëra me ngrica të dielën. Stuhia dimërore e “ciklonit bombardues” – e cila ndodh kur presioni atmosferik bie, duke shkaktuar borë të dendur dhe erëra – ka ndërprerë udhëtimet nëpër SHBA.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, me origjinë nga Buffalo, tha: “Kjo do të hyjë në histori si stuhia më shkatërruese në Buffalo”.

“Është [si] të shkosh në një zonë lufte dhe veturat përgjatë rrugëve janë tronditëse,” u tha ajo gazetarëve të dielën në mbrëmje.

Banorët ende po përballen me një “situatë shumë të rrezikshme, kërcënuese për jetën” dhe kushdo që gjendet në atë zonë duhet të qëndrojë brenda, tha ajo.

Dymbëdhjetë vdekje u konfirmuan në zonën Erie, ku disa viktima u gjetën të vdekur në makina ose në dëborë.

Vdekje të lidhura me këtë stuhi u raportuan edhe në Vermont, Ohajo, Misuri, Uiskonsin, Kansas dhe Kolorado. Temperaturat në Floridën e Jugut ranë aq shumë, saqë iguanat u ngrinë dhe u rrëzuan nga pemët.

Shteti amerikan në pjesën perëndimore të vendit, Montana, ka qenë më i godituri nga të ftohtët, me temperatura që bien deri në -45 gradë celsius.

Në Kanada, provincat e Ontarios dhe Kuebekut kanë pësuar dëmet më të mëdha nga kjo stuhi.

Në Kuebek pothuajse 120.000 njerëz mbetën pa energji elektrike të dielën. Zyrtarët thonë mund të duhen disa ditë deri të lidhet sërish të gjithë shtëpitë me rrjetin elektrik./Rel/

The post Dimër vdekjeprurës, dhjetëra të vdekur në SHBA dhe Kanada nga i ftohti appeared first on Gazeta Stop.

]]>
84463
Pesë ushqime që rrisin imunitetin gjatë dimrit https://www.gazetastop.com/pese-ushqime-qe-rrisin-imunitetin-gjate-dimrit/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=pese-ushqime-qe-rrisin-imunitetin-gjate-dimrit Thu, 15 Dec 2022 14:57:11 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=84053 Në dimër, është e rëndësishme ta ushqeni trupin me ushqime që forcojnë imunitetin që mund të ndihmojnë në rritjen e qelizave të bardha të gjakut dhe në luftën kundër sëmundjeve…

The post Pesë ushqime që rrisin imunitetin gjatë dimrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Në dimër, është e rëndësishme ta ushqeni trupin me ushqime që forcojnë imunitetin që mund të ndihmojnë në rritjen e qelizave të bardha të gjakut dhe në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme.

Me afrimin e dimrit, edhe preferencat ushqimore priren të ndryshojnë. Në vend të lëngjeve e sallatave, fillojmë të preferojmë supat e ngrohta, çaje bimore. Trupi duhet të bëjë punë shtesë të gjenerimit të nxehtësisë për t’u ngrohur gjatë muajve të ftohtë dhe kjo është arsyeja pse rriten shanset për të pasur ushqim të skuqur, ushqim me sheqer dhe të pashëndetshëm. Dimrat janë gjithashtu koha kur trupi  bëhet më pak efikas në luftimin e viruseve dhe baktereve, kjo është arsyeja pse kemi shanse më të larta për t’u prekur nga gripi dhe infeksionet e frymëmarrjes.

Ndërkohë, këtu janë ushqimet e sugjeruara që duhet t’i përfshini në dietën tuaj dimërore:

Piper i zi

Piperi i zi forcon sistemin imunitar duke përmirësuar qelizat e bardha të gjakut në trup. Kjo erzë pikante përmban shumë komponime dhe njëra është piperina, e cila jo vetëm që mbron qelizat, por edhe përmirëson shëndetin e tretjes.

Limoni

Limoni redukton kollën ose dhimbjen e fytit ose temperaturën duke parandaluar rritjen e baktereve dhe majave duke rritur kështu imunitetin.

Xhenxhefil dhe hudhër

Kombinimi i këtyre të dyjave, jo vetëm që përmirëson shijen e pjatës, por gjithashtu përmirëson shëndetin e zorrëve me vetitë e tyre antioksiduese. Meqenëse stina e dimrit vjen me shumë viruse dhe baktere, vetitë antimikrobike të xhenxhefilit e hudhrës ndihmojnë në promovimin e një përgjigjeje të shëndetshme imune, transmeton Klankosova.tv

Agrumet

Të gjitha frutat janë të mira për të forcuar imunitetin tonë, sepse ato janë të ngarkuara me vitaminë C, fibra, antioksidantë, minerale dhe enzima të cilat prodhojnë qeliza të bardha të gjakut duke i bërë të nevojshme për të luftuar infeksionet. Ai përmirëson shëndetin e zorrëve, i cili zakonisht ndikohet në stinën e dimrit, duke promovuar kështu tretje më të mirë. Konsumimi i frutave agrume gjithashtu përmirëson strukturën e lëkurës nga të qenit e thatë dhe me luspa për të qenë më e ushqyer dhe më e lëmuar.

Peshqit

Këto burime proteinash janë gjithashtu të ngarkuara me vitaminë B, (B6 dhe B12), zink dhe acide yndyrore omega-3 të cilat rrisin prodhimin e RBC dhe WBC në trup të cilat veprojnë si një agjent mbrojtës dhe sulmojnë trupat e huaj që hyjnë në trupin e njeriut duke mbajtur një metabolizëm të lartë.

The post Pesë ushqime që rrisin imunitetin gjatë dimrit appeared first on Gazeta Stop.

]]>
84053