Donna Dafi Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/donna-dafi/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 26 Apr 2024 12:05:42 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Donna Dafi Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/donna-dafi/ 32 32 “Kriminell”, kënga më e re nga Donna Dafi https://www.gazetastop.com/kriminell-kenga-me-e-re-nga-donna-dafi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kriminell-kenga-me-e-re-nga-donna-dafi Fri, 26 Apr 2024 09:28:25 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=122779 Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri “Kriminell”, me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore. E veçanta…

The post “Kriminell”, kënga më e re nga Donna Dafi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri “Kriminell”, me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore.

E veçanta e projektit të sapo publikuar “Kriminell” është se teksti dhe videoklipi janë të lidhur saqë nuk kuptohet mesazhi i këngës pa njëri-tjetrin.

Në këtë këngë, Donna Dafi, nëpërmjet imazheve dhe fjalës artistike, e paraqet mentalitetin patriarkal të atyre meshkujve që abuzojnë me bashkëshortet e tyre, ndërsa prapaskena tjetër tregon se si këta meshkuj, derisa të arrijnë t’ua vjedhin zemrat këtyre grave, bëhen engjëj. Këta meshkuj, këngëtarja Donna Dafi i quan kriminelë.

Foto: Donna Dafi/Instagram

Përmes kësaj kënge, artistja Donna Dafi bën thirrje njëherë e përgjithmonë ndalimin e këtij fenomeni dhe fuqizimin e grave në shoqëri.

Ky projekt me ndërlidhje ndërkulturore, afro – gjermane, është duke e fascinuar audiencën botërore. Kënga është realizuar me një kast profesional të artistëve në Gjermani dhe këndohet në gjuhën gjermane. 

The post “Kriminell”, kënga më e re nga Donna Dafi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
122779
Dy artistët e njohur kosovarë Donna Dafi dhe Majk publikojnë klipin e ri “My Baby Go” https://www.gazetastop.com/dy-artistet-e-njohur-kosovare-donna-dafi-dhe-majk-publikojne-klipin-e-ri-my-baby-go/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=dy-artistet-e-njohur-kosovare-donna-dafi-dhe-majk-publikojne-klipin-e-ri-my-baby-go Sat, 23 Dec 2023 19:28:10 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=101468 Për festat e fundvitit, këngëtarja Donna Dafi, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, dhe reperi Majk sot kanë publikuar klipin e ri, “My Baby Go”. Kënga këndohet në dy…

The post Dy artistët e njohur kosovarë Donna Dafi dhe Majk publikojnë klipin e ri “My Baby Go” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Për festat e fundvitit, këngëtarja Donna Dafi, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, dhe reperi Majk sot kanë publikuar klipin e ri, “My Baby Go”.

Kënga këndohet në dy gjuhë, shqip dhe anglisht ndërsa klipi është i realizuar në Prishtinë dhe New York.

Rrëfimi i tekstit mbështetet në jetën e një çifti, që ka rënë në dashuri si në përralla. Ky çift një ditë merr guximin dhe përmes një loje e vë dashurinë e tyre në sprovë; i vendosin letrat e tyre në tryezë, duke shprehur se nëse tjetri mund të gjejë dikë më të mirë, ata janë të lirë të shkojnë. Megjithatë, ka një deklaratë të sigurt se ata dyshojnë se dikush mund të përputhet me dashurinë që kanë.

Përveç koncerteve, ky është klipi i parë i Donna Dafit, që ka realizuar me një këngëtar nga Kosova, siç është Majk. 

Klipi “My Baby Go”, përveç në youtube, https://www.youtube.com/watch?v=H7hnSMyb1L47

është publikuar në të gjitha platformat kryesore të transmetimit në mbarë botën.

The post Dy artistët e njohur kosovarë Donna Dafi dhe Majk publikojnë klipin e ri “My Baby Go” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
101468
“Genug”, balada më e re e këngëtares Donna Dafi https://www.gazetastop.com/genug-balada-me-e-re-e-kengetares-donna-dafi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=genug-balada-me-e-re-e-kengetares-donna-dafi Fri, 29 Sep 2023 11:56:26 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=97391 Artistja Donna Dafi, në baladën e saj më të re “Genug”, që në shqip do të thotë “Mjaft”, ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore.  Në videoklipin…

The post “Genug”, balada më e re e këngëtares Donna Dafi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Artistja Donna Dafi, në baladën e saj më të re “Genug”, që në shqip do të thotë “Mjaft”, ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore. 

Në videoklipin “Genug”, ylli i muzikës pop, Donna Dafi, flet për përvojat e një gruaje të fortë që ka rënë pre e një marrëdhënieje të pasinqertë. Gruaja, duke i parë këto veprime të partnerit të saj, i përmbledh emocionet e veta dhe, pa u hamendur, i jep fund kësaj marrëdhënieje, duke i thënë “mjaft”.

Kjo këngë, që është duke e magjepsur audiencën në mbarë botën, në ndërdijen e dëgjuesit ka një mesazh shumë më të fuqishëm se thyerjen, atë të vetëvlerësimit dhe fuqizimit të gruas para një partneri dhe çdo mashkulli jo të sinqertë.

Vlen të theksohet se Donna Dafi, si në veprat të tjera edhe në “Genug”, është shfaqur si këngëtare dhe kompozitore. 

Donna Dafi, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, ka një prejardhje unike, gjysmë shqiptare dhe gjysmë nigeriane/gjermane.

Klipin “Genug”, e cila këndohet në gjuhën shqipe dhe gjermane, mund ta shkarkoni në linkun: https://www.youtube.com/watch?v=_goXhPq7Slo

The post “Genug”, balada më e re e këngëtares Donna Dafi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
97391
“A Je A S’je”, kënga më e re e artistes Donna Dafi https://www.gazetastop.com/a-je-a-sje-kenga-me-e-re-e-artistes-donna-dafi/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=a-je-a-sje-kenga-me-e-re-e-artistes-donna-dafi Fri, 28 Jul 2023 12:08:21 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=94230 Kënga e re “A Je A S’je” nga artistja Donna Dafi është ndër këngët më emocionale dhe prekëse që ka realizuar deri më tani. Teksti i këngës buron nga një…

The post “A Je A S’je”, kënga më e re e artistes Donna Dafi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kënga e re “A Je A S’je” nga artistja Donna Dafi është ndër këngët më emocionale dhe prekëse që ka realizuar deri më tani.

Teksti i këngës buron nga një vend me shumë përvoja personale prekëse, kryesisht nga bota e marrëdhënieve bashkëshortore, të mbushura me pasiguri dhe neglizhencë. Ndërsa, në këtë klip e paraqet vetëm një përvojë nga vendi në fjalë, rrugëtimin e një gruaje, e cila e pyet vetën se çfarë roli luan bashkëshorti i saj në jetën e saj dhe e cila fillon një kërkim vetinspektues, për të zbuluar nëse është vërtet ai për të. 

Elementi i dytë që paraqitet në këngë është edhe dëshira e madhe e Donna Dafit që t’i bashkojë njerëzit për të festuar diversitetin përmes muzikës.

Po ashtu në “A Je A S’je” paraqiten edhe miksi i shumë kulturave të ndryshme, p.sh. kënga kryesisht këndohet në gjuhën gjermane, titulli i saj në gjuhën shqipe, një pjesë e kërcimit është e stilit afrobeat, që u përket kuluareve nigeriane, disa pjesë të klipit të realizuar në Kosovë, etj. 

Donna Dafi, me një prejardhje unike, shqiptare/nigeriane/gjermane, çdo projekt muzikor që ka realizuar deri më tani, shumicën e titujve të këngëve i ka në gjuhën shqipe, ndërsa pjesën tjetër në gjuhën gjermane.

The post “A Je A S’je”, kënga më e re e artistes Donna Dafi appeared first on Gazeta Stop.

]]>
94230
Donna Dafi e publikon këngën e re “Bajat” https://www.gazetastop.com/donna-dafi-e-publikon-kengen-e-re-bajat/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=donna-dafi-e-publikon-kengen-e-re-bajat Fri, 16 Jun 2023 12:36:07 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=92592 Këngëtarja Donna Dafi, në këngën “Bajat”, bën thirrje për t’u shkëputur dhe çliruar nga marrëdhëniet toksike dhe për të gjetur e festuar lumturinë e vërtetë shpirtërore. Gjatë videoklipit të kësaj…

The post Donna Dafi e publikon këngën e re “Bajat” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Këngëtarja Donna Dafi, në këngën “Bajat”, bën thirrje për t’u shkëputur dhe çliruar nga marrëdhëniet toksike dhe për të gjetur e festuar lumturinë e vërtetë shpirtërore.

Gjatë videoklipit të kësaj kënge, me një kërcim dhe vokal të fuqishëm, i inkurajon dëgjuesit të njohin vetëvlerësimin e tyre, i nxit ata të ecin përpara dhe të shijojnë lirinë që vjen me heqjen dorë nga një marrëdhënie që nuk iu shërben më.

Për frymëzimin e saj rreth krijimit të këngës “Bajat”, Donna Dafi shprehet se: “Kjo këngë është shumë personale për mua. Ka të bëjë me udhëtimin tim për të zbuluar vetëvlerësimin tim dhe për të kuptuar se meritoj më mirë. Duhet të heqësh dorë nga marrëdhëniet toksike, për të gjetur lumturinë e vërtetë”.

Ajo shton se: “Ndonjëherë të shohësh fundin e një historie dashurie është fillimi i një kapitulli më të lumtur në jetën tënde”.

Edhe kjo këngë është në dy gjuhë: gjermanisht dhe shqip.

The post Donna Dafi e publikon këngën e re “Bajat” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
92592
Donna Dafi e publikon këngën e re në gjermanisht dhe shqip; “Wo bist du?” – “Ku je?” https://www.gazetastop.com/donna-dafi-e-publikon-kengen-e-re-ne-gjermanisht-dhe-shqip-wo-bist-du-ku-je/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=donna-dafi-e-publikon-kengen-e-re-ne-gjermanisht-dhe-shqip-wo-bist-du-ku-je Fri, 19 May 2023 17:09:13 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=91333 Këngëtarja Donna Dafi, në këngën më të re “Wo bist du?, “Ku je?”, nëpërmjet melodisë̈ magjepsëse dhe emocionuese, rrëfen historinë e dy personave që ranë në dashuri me njëri-tjetrin.Kënga fillon…

The post Donna Dafi e publikon këngën e re në gjermanisht dhe shqip; “Wo bist du?” – “Ku je?” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Këngëtarja Donna Dafi, në këngën më të re “Wo bist du?, “Ku je?”, nëpërmjet melodisë̈ magjepsëse dhe emocionuese, rrëfen historinë e dy personave që ranë në dashuri me njëri-tjetrin.
Kënga fillon me udhëtimin dhe humbjen e kësaj dashurie, pastaj gatishmërinë e tyre të qëndrueshme përballë fatkeqësive, duke e kërkuar njëri-tjetrin.


“Wo bist du?” nuk është vetëm një këngë për thyerjen e zemrës, por më shumë është një thirrje për të mos hequr dorë kurrë nga dashuria dhe na kujton se është e mundur të gjejmë një rrugë kthimi te njëri-tjetri.

Donna Dafi, në “Wo bist du?”, e shfaq talentin e kantautores dhe interpretueses.
Këngën “Wo bist du?”

The post Donna Dafi e publikon këngën e re në gjermanisht dhe shqip; “Wo bist du?” – “Ku je?” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
91333
Donna Dafi publikon klipin e ri “Çka po don?” https://www.gazetastop.com/donna-dafi-publikon-klipin-e-ri-cka-po-don/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=donna-dafi-publikon-klipin-e-ri-cka-po-don Fri, 03 Mar 2023 17:17:01 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=87806 Këngëtarja Donna Dafi, me prejardhje nga Peja e Kosovës, e lindur në Gjermani, ku edhe jeton, së fundi, në bashkëpunim me artistë nga të dyja shtetet si Florent Boshnjakun, shtëpinë…

The post Donna Dafi publikon klipin e ri “Çka po don?” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Këngëtarja Donna Dafi, me prejardhje nga Peja e Kosovës, e lindur në Gjermani, ku edhe jeton, së fundi, në bashkëpunim me artistë nga të dyja shtetet si Florent Boshnjakun, shtëpinë e produksionit “Adulis Ghebreyesus”, ka realizuar klipin e ri “Çka po don?”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë, në bashkëpunim me Adulis Ghebreyesus.

Donna Dafi, në “Çka po don?”, e ka paraqitur veten si një grua të fortë e të pavarur, që merr atë që dëshiron dhe bën të vetën dhe se asgjë nuk mund ta ndalojë.

Me pamjet që i kemi në klip, Donna Dafi garanton se ka fuqinë e asaj femre që ngjitet në çdo kanal dëgjimi.

The post Donna Dafi publikon klipin e ri “Çka po don?” appeared first on Gazeta Stop.

]]>
87806