Hekurudha Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/hekurudha/ Ndalo për lajmin e parë! Sat, 09 Mar 2024 19:46:54 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Hekurudha Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/hekurudha/ 32 32 Vdesin dy të lënduarit nga aksidenti i trenit me furgon https://www.gazetastop.com/vdesin-dy-te-lenduarit-nga-aksidenti-i-trenit-me-furgon/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vdesin-dy-te-lenduarit-nga-aksidenti-i-trenit-me-furgon Sat, 09 Mar 2024 19:46:53 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=120936 Kanë vdekur dy personat e lënduar nga aksidenti mes një treni dhe një furgoni në fshatin Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi…

The post Vdesin dy të lënduarit nga aksidenti i trenit me furgon appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kanë vdekur dy personat e lënduar nga aksidenti mes një treni dhe një furgoni në fshatin Krushevë e Madhe në Komunën e Klinës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“E morëm konfirmimin nga mjeku kujdestar që kanë vdekur dy të lënduarit”.

The post Vdesin dy të lënduarit nga aksidenti i trenit me furgon appeared first on Gazeta Stop.

]]>
120936
Kurti e quan çast vendimtar rihapjen e linjës hekurudhore Han i Elezit-Fushë Kosovë https://www.gazetastop.com/kurti-e-quan-cast-vendimtar-rihapjen-e-linjes-hekurudhore-han-i-elezit-fushe-kosove/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-e-quan-cast-vendimtar-rihapjen-e-linjes-hekurudhore-han-i-elezit-fushe-kosove Sat, 04 Nov 2023 14:26:14 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=99271 Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se sot po shënohet një moment i madh për hekurudhën në Republikën e Kosovës. Kurti, mes tjerash, dha detaje nga përurimi i tuneleve gjashtë dhe…

The post Kurti e quan çast vendimtar rihapjen e linjës hekurudhore Han i Elezit-Fushë Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se sot po shënohet një moment i madh për hekurudhën në Republikën e Kosovës.

Kurti, mes tjerash, dha detaje nga përurimi i tuneleve gjashtë dhe shtatë dhe rihapjen e linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.

I pari i ekzekutivit kosovar potencoi se projekti i përgjithshëm parasheh 13 ura të reja dhe shtatë tunele të rindërtuara sipas standardeve më të larta evropiane.

“Sot shënohet një çast vendimtar për hekurudhën në Republikën e Kosovës, po e përurojmë rindërtimin e linjës 10 që e lidh Hanin e Elezit me Fushë Kosovën. Po rindërtojmë në veçanti dy tunele, njëri me gjatësi 262 metra dhe me një gjatësi 122 metra, që kanë qenë të shembur tërësisht. Mbi 164.5 milionë euro është vlera e punimeve vetëm në këtë segment të linjës 10. Nga kufiri me Maqedoninë e Veriut deri në Fushë Kosovë. Mbi 200 milionë euro është vlera e punimeve që planifikojmë në segmentin e mbetur nga Fushë Kosova në Mitrovicë dhe Mitrovicë në kufirin verior të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.

“Gjatë javëve në vijim ministrit e linjës dhe Infrakos do të nënshkruajnë marrëveshjen kornizë për financimin e infrastrukturës hekurudhore pesëvjeçare duke ndjekur normat evropiane”.

“Me Shqipërinë tashmë kemi filluar marrëveshjen e bashkëpunimit për të ndërtuar hekurudhën Prishtinë-Durrës, ku pastaj synojmë të ngrehim portin e thatë që kthen kryeqytetin ton në qendër të rëndësishme të tregtisë dhe qarkullimit, të shpërndarjes dhe akumulimit”.

“Edhe me linjën 10 dhe me hekurudhën Prishtinë Durrës, Kosova bëhet pjesë e e rrjetit të transportit trans-evropian”.

Ai tregoi se do të rritet edhe shpejtësia e trenit me hekurudhën e re.

“Me forcim rriten shkëmbimet, me zgjerim rritet ndërlidhja, ndërsa me modernizim rritet shpejtësia. Këtu treni mund të zhvillonte shpejtësi jo më shumë se 60 kilometra në orë, me hekurudhën e re mbi 100 kilometra në orë”.

The post Kurti e quan çast vendimtar rihapjen e linjës hekurudhore Han i Elezit-Fushë Kosovë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
99271
Kurti: Linja e 10-të hekurudhore i kontribuon zhvillimit ekonomik e social https://www.gazetastop.com/kurti-linja-e-10-te-hekurudhore-i-kontribuon-zhvillimit-ekonomik-e-social/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=kurti-linja-e-10-te-hekurudhore-i-kontribuon-zhvillimit-ekonomik-e-social Mon, 19 Dec 2022 12:27:06 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=84251 Rehabilitimi i hekurudhës nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, edhe i paraprinë zhvillimit ekonomik, por edhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën,…

The post Kurti: Linja e 10-të hekurudhore i kontribuon zhvillimit ekonomik e social appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Rehabilitimi i hekurudhës nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, edhe i paraprinë zhvillimit ekonomik, por edhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e fillimit të punimeve në këtë linjë hekurudhore.

Kryeministri Kurti theksoi se me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekte si ky i sotmi, i shërbejnë nismave të Qeverisë për të rritur bashkëpunimin për zhvillim të mëtejmë të vendit tonë. Ky projekt do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, edhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian, tha ai.

Kryeministri Kurti theksoi se pozita qendrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, afërsia e porteve mesdhetare e bëjnë Kosovën vend të volitshëm tregtar dhe transportues. Jemi duke punuar që në të ardhmen të modernizohen edhe lidhje të tjera hekurudhore, kështu që të shtohet potenciali transportues e tregtar.

Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit. Do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit, shtoi kryeministri.

Linja e 10-të Hekurudhore i përket Rrjetit Kryesor Hekurudhor të Zgjerimit të Korridoreve të Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T). Linja Pan-Evropiane “10” e cila fillon nga Salzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Kosovë e Maqedoni, e përfundon në Selanik të Greqisë.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

I nderuar Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu,
E nderuar Ministre e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli,
I nderuar shef i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog,
I nderuar ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Infrakos, z. Uran Mulaj,
I nderuar zëvendësambasador i Republikës së Italisë në Kosovë,
Zëvendësministër Durmishi,
Të nderuar drejtorë të bordit të përkohshëm të ndërmarrjes Infrakos,
Të dashur punëtorë të hekurudhës,
Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar pjesëmarrës,

Jam i lumtur që jam bashkë sot me juve këtu për të përuruar punimet e këtij projekti me rëndësi të veçantë për vendin tonë. Rehabilitimi i hekurudhës nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, edhe i paraprinë zhvillimit ekonomik, por edhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën.

Kjo linjë, pra Linja e 10-të Hekurudhore i përket Rrjetit Kryesor Hekurudhor të Zgjerimit të Korridoreve të Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T). Linja Pan-Evropiane “10” e cila fillon nga Salzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Kosovë e Maqedoni, përfundon më pas në Selanik të Greqisë.

Qytetarët e Kosovës, ne e dimë që shfrytëzojnë relativisht pak trenin si mjet transporti. Kjo edhe për faktin se rrjeti hekurudhor nuk e mbulon të gjithë shtetin, por edhe për shkak të rrjetit jo të mirë e të vjetruar. Që rrjeti hekurudhor të jetë në shërbim të lëvizjes së qytetarëve të vendit, jemi duke e bërë tash rehabilitimin e linjës së 10-të. Përmes ndihmës së konsiderueshme të Bashkimit Evropian, që i përshkon e i lidhë shtatë shtete, përfshirë edhe Republikën e Kosovës ne mendojmë të realizojmë këtë. Ky projekt buron nga agjenda e Berlinit, përkatësisht nga takimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor i udhëhequr atëbotë prej ish- kancelares gjermane Angela Merkel, që sot e dita ditës po jetësohet, udhëhequr nga kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili së fundmi, para një muaj e gjysmë e mundësoi dhe e organizoi nënshkrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për tri marrëveshje që i japin hov tregut të përbashkët rajonal.

Ky projekt do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, edhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian.

Pozita qendrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, afërsia e porteve mesdhetare e bëjnë Kosovën vend të volitshëm tregtar dhe transportues. Jemi duke punuar që në të ardhmen të modernizohen edhe lidhje të tjera hekurudhore, kështu që të shtohet potenciali transportues e tregtar.

Për ta lehtësuar zhvillimin ekonomik jemi duke punuar në fuqizim të rendit ligjor, kemi themeluar Gjykatën Komerciale, si dhe po angazhohemi për përmirësimin e mëtejmë të mjedisit të të bërit biznes në vendin tonë.

Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Jemi renditur të parët në Ballkan e të dytët në rajonin e Evropës Lindore, ende të pa inkuadruar në Bashkim Evropian, dhe të Azisë Qendrore për sundim të ligjit, sipas World Justice Project 2021 i cili bën matjen e perceptimit të popullatës dhe profesionistëve ligjorë se sa funksional është ligji në atë shtet.  Janë tetë karakteristika dhe ne kemi dalë të parët në Ballkan dhe të dytit në këtë rajonin e madh të Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore. E gjithashtu jemi të dytit dhe sa i përket sundimit të ligjit në mbarë botën. Po ashtu jemi ngritur për 17 vende në indeksin e Transparency International për luftimin e korrupsionit, përkatësisht për perceptimin e korrupsionit në sektorin publik. Edhe 17 vende njësoj jemi ngritur sa i përket lirisë së mediave sipas Reporterëve pa kufi.

Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekte si ky i sotmi, i shërbejnë nismave të Qeverisë për të rritur bashkëpunimin për zhvillim ekonomik.

Të nderuar të pranishëm,

Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit. Do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejt. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit. Përndryshe, transporti hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër.

Realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të Linjës së 10-të Hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024/2025.

Kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian. I jemi mirënjohës Bashkimit Evropian dhe në veçanti Komisionit Evropian për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë Bashkimit Evropian.

Ju falemnderit!

The post Kurti: Linja e 10-të hekurudhore i kontribuon zhvillimit ekonomik e social appeared first on Gazeta Stop.

]]>
84251