Helikopteri Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/helikopteri/ Ndalo për lajmin e parë! Fri, 19 Jan 2024 02:54:39 +0000 sq hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.5.3 https://www.gazetastop.com/wp-content/uploads/2020/04/logo-150x150.png Helikopteri Archives - Gazeta Stop https://www.gazetastop.com/tag/helikopteri/ 32 32 Vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 17 persona të tjerë, nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë https://www.gazetastop.com/vdes-ministri-i-brendshem-i-ukraines-dhe-17-persona-te-tjere-nga-rrezimi-i-helikopterit-ne-ukraine/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=vdes-ministri-i-brendshem-i-ukraines-dhe-17-persona-te-tjere-nga-rrezimi-i-helikopterit-ne-ukraine Wed, 18 Jan 2023 09:32:40 +0000 https://www.gazetastop.com/?p=85558 Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës dhe dy fëmijë, pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti të fëmiljëve në periferi të Kievit,…

The post Vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 17 persona të tjerë, nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës dhe dy fëmijë, pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti të fëmiljëve në periferi të Kievit, të mërkurën.

Sipas Ihor Klymenkos, shef i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nëntë nga viktimat ishin në bordin e helikopterit.

Shkaku i incidentit nuk dihet ende.

Ai ndodhi në kohën kur forcat ruse vazhdojnë përpjekjet e tyre sulmuese në qytetin e Bahmutit, në rajonin lindor të Donjeckut.

Kievi, ndëkohë, u kërkoi përsëri aleatëve të tij perëndimorë që të përshpejtonin miratimin e dërgimit të armatimit më të avancuar, duke përfshirë tanke moderne.

Ministri i Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrsky, ishte një nga personat në bord të helikopterit. Zëvendësi i tij, Yevgeniy Yenin, dhe sekretari i shtetit, Yurii Lubkovych, gjithashtu humbën jetën në incident.

Bëhet e ditur se janë edhe 29 persona të plagosur, mes tyre 15 fëmijë.

Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se “në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm fëmijë dhe punonjës të kopshtit”.

Kuleba shtoi se ka njërëz të lënduar, por nuk dha detaje tjera.

Ekipet mjekësore, policia dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes, shtoi ai.

The post Vdes ministri i Brendshëm i Ukrainës dhe 17 persona të tjerë, nga rrëzimi i helikopterit në Ukrainë appeared first on Gazeta Stop.

]]>
85558